
Familjet shqiptare vazhdojnë që ta braktisin Kosovën, shkruan Zëri.info.
Shkolla e Futbollit “Arbëria” e ka përcjellë edhe një lojtar drejt kurbetit.
Elzon Halimi ka marrë rrugë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vazhduar jetën, së bashku me familjen e tij.
Ish-futbollisti dhe trajneri kosovar, Ismet Ramushi e ka bërë një postim emociones për largimin e tij në rrjetin social Facebook.
Postimi i Ismet Ramushit pa ndërhyrje
Faleminderit dhe lamtumirë Elzon!
Shkolla e Futbollit “Arbëria” e ka përcjellur edhe një futbollist drejt rrugës së gurbetit.
Njëri nga futbollistët më të mirë të shkollës, i cili ishte me ne që nga dita e parë e fillimit të punës Elzoni, ka marrë rrugë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vazhduar jetën, së bashku me familjen e tij.
Elzonin do ta mbajmë mend si një djalë tejet i edukuar në radhë të parë dhe një futbollist shumë i talentuar.
Urojmë që Elzonin ta përcjellë fati dhe karriera në SHBA.
Stafi i Shkollës së Futbollit “Arbëria” i uron rrugëtim të mbarë Elzonit dhe i uron gjithë të mirat në jetë, atij dhe familjes Halimi.