Sport

Talenti i Vllaznisë afër transferimit në Kosovë, Llapi favorit për ta afruar në skuadër

Skuadra e Vllaznisë së Shkodrës është bërë “market” i klubeve kosovare, shkruan Gazeta Olle.

Deri më tani është zyrtar vetëm transferimi në formë huazimi i Elmir Lekajt tek Arbëria, por pos tij dy emra të spikatur për të cilët po interesohen klubet kosovare janë edhe Behar Ramadani dhe Enes Isufi.

Ramadani është në bisedime me Drenicën e Bledar Devollit, ani pse për të ka interesim edhe nga skuadra në Kategorinë Superiore, ndërsa për Isufin duket se e ardhmja do jetë në Kosovë.

Disa skuadra të Superligës janë vënë pas tij, teksa sipas “PanoramaSport” skuadra e tij e radhës mund të jetë Llapi.

Isufi luan si qendër-mbrojtës dhe është futbollist i lindur në vitin 2000.

Ai këtë sezon ka luajtur vetëm një ndeshje në Kupën e Shqipërisë, teksa në ligë nuk ka pasur asnjë minutë.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita – FC Prishtina, formacionet zyrtare

Sport

SUPERKUPA LIVE: Prishtina – Drita

Sport

Ballkani përballet me gjigantin ukrainas në Antalia

Sport

Drita dhe Prishtina përballen në Turqi, luhet për trofeun e parë të vitit