Sport

Talenti i madh nga Kosova kalon në futbollin gjerman

Rijad Bytyqi ka bërë hapin e madh në karrierë, duke u transferuar në futbollin gjerman.

Portieri i talentuar i cili ka qenë pjesë e skuadrës Roni U19 nga sot ka nënshkruar kontratë me skuadrën Arminia Klosterhardt.

Bytyqi ishte bërë sensacion ku po mbronte me Përfaqësuesen U17 të Kosovës, e të cilët arritën të marrin një pikë të madhe 1-1 ndaj Holandës, shkruan Gazeta Olle.

Pas asaj ndeshje trajneri holandez kishte thënë për The Sun se Kosova duhej t’i bënte një statuj portierit Bytyqi i cili ishte fantastik në atë përballje ku ‘tulipanët’ bën 27 gjuajtje në drejtim të portës.

Sipas asaj që ka raportuar gazetari Arbon Flugaj në profilin e tij, Bytyqi nga janari mund të kaloj tek skuadra e Bundesliga 2, St. Pauli.

Postime të ngjajshme
Sport

Real Madridi pa pesë futbollistë të rëndësishëm ndaj Valencias

Sport

Drenica, liderja e re e Superligës: Tahir Lushtaku synon daljen në garat evropiane me skuadrën nga Skënderaj

Sport

Eksperti britanik inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”

Sport

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti