Sport

Talenti i Besës do të provohet në Austri

Një ndër futbollistët që ka shkëlqyer në këtë edicion me Besën e Pejës është edhe sulmuesi Ardit Tahiri, raporton Zeri.info.

18-vjeçari në këtë edicion i ka realizuar tetë gola me skuadrën nga Rrafshi i Dukagjinit në Superligën e Kosovës në futboll.

Tahiri shënoi së fundmi në ndeshjen Besa – Drita (1:1), sfidë e cila i takoi xhiros së 31-të të elitës së futbollit kosovar.

Talenti shtatlartë i tij ka rënë në edhe në sy të skuadrave të huaja.

“Zeri.info” mëson ekskluzivisht se Tahiri është pajisur së fundmi me vizë Schengen në Shkup, derisa ka siguruar prova në një nga skuadrat austriake.

Emri i skuadrës deri më tash nuk është mësuar.

Mbetet të shihet se a do t’i bindë ose jo austriakët me talentin dhe potencialin e tij futbollisti me shumë të ardhme.

Tahiri është zhvilluar si futbollist te 2 Korriku.

Ai më herët ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s