
Një nga talentët më premtues të futbollit kosovar, Almir Kryeziu ka cilësuar vitin 2020 si vit të sukseseve, shkruan “Zeri.info”.
Kryeziu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka falënderuar bashkëlojtarët e tij te Arbëria, të Përfaqëusesja e Kosovës U21 dhe kolegët në skuadra të tjera.
Talenti këmbëshpejt ka shtuar më tutje se futbolli është më shumë se sa një sport, por sipas tij ata janë aty për të kontribuar për gjeneratat e reja që të jenë shembull për ta.
Ndryshe, Arbëria e drejtuar nga Arbnor Morina është e gjashta në tabelë me 21 pikë të grumbulluara.
Ky është postimi i plotë i Almir Kryeziut:
Pavarsisht qe ishte nje vit shume sfidues dhe jo i zakonshem per te gjithe ne, ne ja dolem gjithsesi.
Per mua personalisht ishte viti i sukseseve ne aspektin profesonal, dua ti falenderoje nga zemra te gjithe bashklojtaret e mije te klubit KF Arberia, kolget ne ekipet tjera te futbollit, dhe faleminderit shokve tek perfaqesuesja e Kosoves U21 ku u bera pjese. Faleminderit shokeve te mi per gjithe mbeshtetjen dhe rrugen qe e beme bashk. Uroj per secilin nga ju ne vitin 2021 shendet dhe suksese. Futbolli eshte me shume se sa thjeshte nje sport, ne jemi ketu per te kontribuar mbi te gjitha per gjeneratat e reja, te jemi model i mire per ta.
Urime vitin e ri 2021 te gjitheve, veçanarisht tifozave te kf Arberia.
I juaji
Almir Kryeziu