Lajme

Taksitë ilegal Fushë Kosovë – Prishtinë kanë ngritur çmimin

Çmimet në Kosovë po ‘fluturojnë’ javëve të fundit.

Fushë Kosova është bërë si një paralagje e Prishtinës dhe udhëtarët që hynë e dalin brenda këtyre dy qyteteve udhëtojnë me autobusë të “Trafikut urban” që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës. Në mungesë të autobusëve, udhëtarët përdorin taksitë ilegale, që ndryshe njihen si “taksi 1-shi”.

Taksitë ilegalë kanë ngritë çmimet, nga 0.50 cent sa ka qenë e kanë bërë 0.70 cent, shkruan lajmi.net.

“Motër bileta është bërë 70 cent, nashta jeni në dijeni”. Kështu i thotë shoferi i një taksie ilegale pasagjerit që shkonte nga Fushë Kosova në Prishtinë.

Këtë e arsyeton me ngritje të çmimit të naftës. “Nafti ka hyp shumë. Nuk ka qenë vendim i imi për me rritë çmimin, kështu kanë vendosur ata më të vjetrit”, thotë taksisti që hynë e del brenda Prishtinës mbi 10 herë në ditë.

Taksitë ilegale ende mbesin një sfide për inspektoratin e Komunës së Prishtinës, i cili kohë pas kohë merr aksione për gjobitjen e tyre.

Bileta e autobusit të “Trafiku urban” Fushë Kosovë –Prishtinë dhe anasjelltas ende është 0.40 centë.

Related posts
Lajme

Kjo është gruaja më e kërkuar në Evropë

Lajme

Kush është njeriu i afërt i Abdixhikut që do të bëhet zëvendës i Ramës?

Lajme

Rrëfimi prekës i mikut për shokun që iu vetëvra

Lajme

Ky është parashikimi i motit për nesër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *