Lajme

Taksa, takim mes dy ministrave Maqedoni – Kosovë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala sot do të presë ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.

Ky takim vjen vetëm katër ditë pasi Kosova vendosi masa reciprociteti ndaj mjaltit dhe patateve të Maqedonisë Veriore, për shkak se kjo e fundit është duke aplikuar barriera tarifore ndaj produkteve të Kosovës.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nga qershori i këtij viti kur rasadit të peshkut i janë vendosur barriera tarifore nga ky shtet fqinj, ka dërguar ankesa përmes sekretariatit të CEFTA-së dhe po ashtu iu ka drejtuar me letër ministrit Bekteshi, por pala kosovare nuk kishte marrë asnjë përgjigje.

Dhe pas dy muajsh pa asnjë përgjigje përmes një vendimi të veçantë Shala urdhëroi implementimin e masave reciproke për produktet e Maqedonisë së Veriut që importohen në Kosovë dhe të ndalojë hyrjen e disa produkteve.

Kjo sipas tij, në mënyrë që të detyrojë shtetin e Maqedonisë së Veriut që të reflektojë dhe të ketë tretman të barabartë për produktet e Kosovës që hyjnë në atë shtet./indeksonline/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat