Lajme

Tahiri thumbon Thaçin, Vuçiqin e Ramën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka qenë një prej kundërshtareve më të ashpëra të idesë së korrigjimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një reagim në profilin e saj zyrtar, ajo ka thumbuar ideatorët e pazarit me kufijë, Hashim Thaçin dhe Aleksander Vucicin, si dhe gjithashtu Edi Ramën si një shtytës të një ideje të tillë dhe një përkrahës i presidentit Thaçi.

“Tash kur Amerika dhe Gjermania i thane Serbise se ska BE pa e njohur Kosoven e plote, kjo treshja famkeqe qe luajti lojen e rrezikshme te kufijve, a thua kah do tja mbaj…”.

Ky reagim i ish-ministres vjen ne kohën kur ShBA-të dhe Gjermania ia kanë bërë të ditur Vuçiqit se ideja e prekjes së kufijve ka marrë fund.

Një gjë të tillë e ka thënë edhe vet kreu i shtetit serb pas kthimit nga Washingtoni, ku kishte takuar Sekretarin Amerikan, Mike Pompeo, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë lidhur me takimin Vuçiq-Pompeo në Beograd ka shkruar sot edhe një medium gjerman, duke treguar presionin që Shtëpia e Bardhë ia ka bërë Vuçiqit për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Përndryshe pa i normalizuar raportet me Kosovën deri në njohje reciproke, SHBA’të i kanë thënë Serbisë që të harrojë anëtarësimin në BE. Të njëjtin qëndrim ka dhe Gjermania e kancelares Anglea Merkel.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat