Sport

Tahir Lushtaku flet për përballjen e madhe, Drenica – Llapi

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Skuadra e Drenicës e pret Llapin në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj,në kuadër të javës së 2-të në IPKO Superligën e Kosovës.

Para kësaj sfide tejet të rëndësishme ka folur ekskluzivisht për BlicMedia, trajneri i skuadrës së Drenicës, Tahir Lushtaku.

“Ne kemi punu këto ditë shumë për ndeshjen kundër Llapit dhe jam optimist që do të arrijmë ti arkëtojmë tri pikë edhe pse do të jetë shumë e vështirë sepse Llapi ka bërë shumë përforcime dhe ka lojtarë shumë cilësor”, ka thënë fillimisht trajneri i Drenicës.

Lushtaku më tej ka thënë se qëllimi i vetëm i skuadrës së tij është fitorja në këtë përballje.

“Ne do ti qasemi lojës tonë që nga minuta e parë, me të vetmin qëllim fitoren. Pres një angazhim maksimal te të gjithë ata futbollistë që do të paraqiten në ekipen tonë dhe me një lojë kolektive dhe një diciplinë të lartë ti gëzohemi tri pikëve”, ka deklaruar Tahir Lushtaku për BlicMedia.

Drenica dhe Llapi luhet ditën e premtë nga ora 17:00. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv