Sport

Tahir Batatina pyetet nëse është pajtuar me FFK-në dhe Agim Ademin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Tahir Batatina, trajner dhe donator i Llapit, në kampionatin e kaluar ishte zëri më kritik i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe kryetarit Agim Ademi, i cili është përballur me presion dhe zë kritik edhe të disa personaliteteve tjera që ishin bashkuar në një grup opozitar, ku Batatina ishte protagonist i madh.

Batatina e kishte akuzuar FFK-në dhe Ademin për afërsi me Prishtinën, siç thoshte, duke i dhen mijëra euro premi Prishtinës një ditë para derbit me Llapin, gjë që ishte mohuar nga shtëpia e futbollit, shkruan Gazeta Express.

Batatina sonte është pyetur në emisionin “Favorit” në T7 nëse i ka përmirësuar raportet me FFK-në dhe Agim Ademin me fillimin e edicionit të ri. Por, ai ka kërkuar nga FFK-ja korrektësi, menaxhim të mirë dhe barazi. 

“Kur ne klubet japim vërejtje, nuk i japim ato pse kemi inati ndaj federatës. Por i japim vërejtjet për ta përmirësuar futbollin e Kosovës. Gjërat që kanë shkuar negativisht në kampionatin e kaluar shpresoj të jenë përmirësuar për kampionatin e ri. Unë kam të drejt të flas sepse kur i shpenzon 1 milion euro në vit në kampionat ke të drejt të flasësh dhe nuk mund të flet dikush që nuk e jep asnjë cent. Njerëzit që japin në klube flasin sepse mos ta donin futbollin nuk do të jepnin para. Mendoj që FFK i ka marrë masat që kampionati të shkojë korrekt, skuadra që është më e mira ta fitojë titullin dhe ekipet më të mira të dalin në Evropë”, deklaroi Batatina në emisionin “Favorit”.

“Federata i ka marrë të gjitha masat që kampionati të shkojë sa më mirë. Por, ajo që më ka rënë në sy, një organizim jo i mirë qysh në fillim të kampionatit, disa klubet po luajmë me topa të Nike e dikush me topa të Adidasit, e dikush tjetër me topa të stërvitjeve. Ka pasur kohë dhe është dashur të merren masat që kampionati të nisë mbarë, të luajmë me topa të mirë dhe të mos dalim qesharakë. Është viti i dytë që s’është gjallë Fadil Vokrri dhe ne të luajmë menjëherë me topa të tjera”, tha Batatina.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv