
Rezervimet për të dalë në Evropë fillojnë qysh këtë të shtunë (17 gusht) me ekipin e Llapit që është njëra ndër më të intersuarat për një biletë të tillë.
Drejt këtij objektivi “Legjendat” duhet të kalojnë një malore që nis që nga ndeshja përballë Vushtrrisë në “Zahir Pajaziti” me fillim nga ora 17:00.
Për këtë duel trajneri i kësaj skuadre Tahir Batatina nuk do të mund të llogarit në shërbimet e futbollistëve Bujar Idrizi dhe Mentor Mazrekaj, raporton Gazetasheshi.com.
I pari ka pësuar një dëmtim të rëndë në kryqëzorin e këmbës së majtë, ndërkohë sulmuesi Mazrekaj ndodhet ende në fazën përgatitore.
Lajm i mirë për teknikun Batatina është rikthimi i mesfushorit Mentor Zhdrella, por ende nuk dihet nëse ai do të jetë i gatshëm nga minuta e parë për këtë takim.