Sport

Tahir Batatina: Ndaj Gjilanit synojmë pikët e plota, në çerekfinale e dua këtë skuadër

Llapi e kishte nisur mirë stinorin pranveror në futbollin kosovar, pasi në 1/8 e Kupës së Kosovës eliminuan një nga favoritët e këtij kompeticioni, Ballkanin.

Megjithatë, llapjanët u ndalën në Gjilan nga Drita, pasi u mposhtën minimalisht 1:0 në takimin hapës së stinorit pranveror në Superligë.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se është mëkat që nuk dolën me pikë nga Gjilani, për shkak se siç thotë ai ata e dominuan Dritën në fraksionin e parë, mirëpo bora ishte ajo që i ndaloi të tregojnë lojën e tyre.

“Nëse e shohim ndeshjen me Dritën është mëkat i madh që nuk i kemi marrë pikë. Duke e ditur se në pjesën e parë kemi dominuar totalisht në çdo aspekt. Në pjesën e dytë është rënduar fusha nga bora dhe nuk kemi mundur ta zhvillojmë lojën tonë siç e kemi planifikuar. Përndryshe edhe nga Drita do të dilnim me pikë”, ka thënë fillimisht Batatina për “Zëri.info”.

“Bardhekaltrit” nga Podujeva i pret takim i vështirë xhiron e radhës në Superligë, pasi e mirëpresin në “Zahir Pajaziti” skuadrën e Gjilanit.

Batatina ka thënë se skuadra që ai drejton do ta japin maksimumin për të ndalur pikët e plota në shtëpi.

“Ndaj Gjilanit do të luajmë me gjithë kapacitetin. Besoj që skuadra është në nivelin e duhur edhe pse kemi humbur dje me një gol në ato kushte. Mendoj që nuk është pasqyrë reale. Pasqyra reale e Llapit ka qenë ndaj Ballkanit dhe Dritës. Kemi treguar se jemi skuadër e komponuar mirë. Ne do ta japim më të mirën. E respektojmë maksimalisht Gjilanin, një skuadër që ka shumë cilësi. Ne duhet ta japim maksimumin për t’i arkëtuar tri pikët e plota pasi nuk kemi rrugë dalje tjetër, për t’u stabilizuar si skuadër në tabelë. E duke u stabilizuar në tabelë do ta ndjekim opsionin tonë të vetëm, të përgatitemi për ndeshjet e Kupës dhe të jemi sa më lart në finale. E në finale është e paparashikueshme”, shtoi trajneri Batatina.

Ndërkaq, krejt në fund, tekniku llapjan ka treguar skuadrat që dëshiron t’i ketë përballë në çerekfinalen e Kupës së Kosovës.

“Po besoj që në çerekfinale kisha dashur ta kem Prishtinën ose Feronikelin. Këto dy skuadra kisha dashur t’i kemë në këtë fazë që ta përfundojë atë pjesë me ta. Për arsye se skuadra është nivelin e duhur, janë të komponuar, të kompletuar dhe mënyra më e mirë është që tash ta kem përballë njërën nga dy rivalët më të fortë që ka mbetur. Edhe pse në Kupë nuk ka favorit, nuk ka ekspert, nuk ka as mjeshtër të Kupës, pasi Kupa është e paparashikueshme”, përfundoi Tahir Batatina.

Ndryshe, Llapi ndodhet në pozitën e tetë në tabelë me 20 pikë të grumblluara.

Postime të ngjajshme
Sport

Batatina flet për sfidën ndaj Prishtinës

Sport

Presidenti i Prishtinës takohet me atë të Dritës dhe pyet se kush do të del kampion?!

Sport

Agjenti i Rrahmanit flet për të ardhmen e mbrojtësit të Kosovës

Sport

FFK me projekt të ri për futbollin e femrave, subvencionohen lojtaret dhe trajnerët