Sport

Tahir Batatina lavdëron gjyqtarët, transferimi i një lojtari cilësor pritet të ndodh

Data 21 gusht nuk ishte starti më i mirë për skuadrën nga Podujeva, KF Llapi, skuadër kjo e cila edicionin e kaluar kishte fituar Superkupën dhe Kupën e Kosovës, dy trofe të rëndësishëm për skuadrën nga Podujeva, përkundër trofeve dhe garën në arenën ndërkombëtare ata barazuan në ndeshjen hapëse të edicionit 2021/2022 në Superligë duke ndarë pikët me KF Ulpiana me rezultat përfundimtar 1-1, në këtë ritëm skuadra nga Podujeva vazhdoi deri në raundin e tetë ku dhe i siguroi 3 pikët e para ndaj Dukagjnit pas 4 humbjeve dhe 3 barazimeve, shkruan IndeksOnline.

Llapi ‘europian’ që nga ndeshja e raundit të tetë ku dhe i morri 3 pikët e para në këtë edicion nuk ka pësuar humbje. Llapi aktualisht gjendet në pozitën e 5-të në tabelën e Superligës, një ngritje e fuqishme nga fundi i tabelës ku ishte. E, trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina ka theksuar se problemi kryesor i fillimit të sezonës për Llapin ka qenë stadiumi ‘Zahir Pajaziti’.

‘E vërtetë, nuk filluam mirë si skuadër, por dua të iu them se problemi kryesor ishte që ne filluam punën e stadiumit ‘Zahir Pajaziti’ ta renovojmë dhe mbetëm pa stadium e kishim probleme që të aplikojmë lojën tonë, por ne gjithmonë i kemi dominuar kundërshtarët, por fati nuk ishte me ne dhe kemi humbur shumë pikë që na kushtojnë shumë në kampionat. Dua të theksoj se më është dashur kohë që lojtarët e ardhur me kuptu filozofinë e lojës dhe adoptimin në skuadër, por edhe besimi i madh që kam pasë, i kam bë ata djem me luftu dhe mos me u dorëzu, kjo ka ndiku fuqishëm. Unë jam trajner që në aspektin motivues mund të llogaritem lirisht me trajnerët e njohur evropianë, këtë më së miri e thonë ata lojtarë që kanë punu me mua në skuadër’, ka thënë Batatina në një prononcim për IndeksOnline.

I pyetur nëse sistemi i ardhur i ‘Var’ në Kosovë është i aplikueshëm dhe po e lehtëson punën e gjyqtarëve në Kosovë, Batatina është shprehur shumë i kënaqur dhe thekson se në Kosovë ka gjyqtarë shumë cilësorë, duke i dalluar ata me shtetet e rajonit.

‘Sistemi Var është i mirëseardhur dhe na ka ndihmu shumë, megjithëse jemi ende të ri me teknologjinë e re Var. Ndërsa sa i përket gjyqtarëve, po kemi super gjyqtarë, ne kemi shumë gjyqtarë cilësorë që as shumë shtete të rajonit nuk i kanë’, thekson ai.

Me përfundimin e edicionit vjeshor 2021/2022 të Superligës së Kosovës shumë skuadra kanë bërë të ditur se kanë nisur interesimet për nënshkrimin e lojtarëve të ndryshëm, por për KF Llapi nuk ka pasur ndonjë detaj rreth kësaj. Megjithatë, trajneri nga Podujeva ka bërë të ditur për IndeksOnline se tashmë ata kanë mbyllur marrëveshje për transferimin e një lojtari, të cilin Batatina e konsideron shumë cilësor.

‘Vetëm një lojtar mundemi me e transferu në sezonën pranverore, ku kemi mbyllur marrëveshjen, mirëpo për shkak të korrektësisë pa u mbyllë sezona nuk do ta bëjmë zyrtare, por do të jetë një lojtar shumë cilësor.’, shtoi Batatina.

I pyetur se si e sheh skuadrën të cilën menaxhon në fund të sezonës, Batatina është shprehur mjaft ambicioz duke thënë se synojnë të jenë edhe në krye të tabelës si liderë në Superligë.

Related posts
Sport

Kalvin Phillips bën zgjedhjen mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit

Sport

Dhjetë klubet me vlerën më të madhe

Sport

Faza e grupeve në Ligën e Evropës përmbyllet sonte: Këto janë 16 ndeshjet, vëmendja në Napoli

Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *