
Skuadra e Llapit e ka nisur mirë edicionin e ri në IPKO Superligë.
Në fundjavë, Llapi fitoi 4:1 ndaj Vushtrrisë edhe pse ishte në disavantazh.
Trajneri i kësaj skuadre, Tahir Batatina, i ftuar në emisionin “90 plus”, ka zbuluar se transferimi i Mërgim Pefqelit te skuadra e tij ka mbuluar mungesën e ish-yllit të skuadrës Festim Alidema.
“Mërgim Pefqeli është një superlojtar që e ka mbuluar vakumin. Nuk po vërehet mungesa e Festimit pas ardhjes së Pefqelit”, tha Batatina.
Ndryshe Alidema është transferuar në Kroaci te Slaven Belupo, kurse Pefqeli kaloi te Llapi nga Prishtina këtë verë.