QNR, rinumërohen mbi 58% e vendvotimeve
21/10/2019
Sipas raportimit të fundit të ditës së diele, numri i vendvotimeve të rinumëruara ka shkuar në 310 sosh apo 58.60% e tyre.
Tashmë kanë mbetur edhe 220 vendvotime të tjera për t’u rinumëruar.Pas kësaj, do të vazhdohet me numërimin e votave me kusht dhe votave…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që së paku pas 15 ditëve t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit. Por, sipas analistëve, nëse nuk do të ketë një dakordim të shpejtë mes LVV-së e LDK-së pas certifikimit të rezultateve në Kosovë mund të…
KQZ po vijon me rinumërimin e 530 vendvotimeve në të cilat u evidentuan parregullsi.
Deri në orën 16:00, janë rinumëruar 33% e këtij numri të vendvotimeve, shkruan lajmi.net.
Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Ai ka…
Janë bërë dy javë që kur në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare, mirëpo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka arritur t’i certifikojë rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Madje, shkaku i gabimeve në formularë shumë vendvotime kanë shkuar në rinumërim.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar në mbledhjen e mbajtur sot rekomandimin e Qendrës për Numërim dhe Rezultate për të rinumëruar disa vendvotime.
KQZ ka vendos që saktësisht 530 vendvotime të shkojnë në rinumërim, shkruan Reporteri.net.
Valdete Daka…
Hetimet për zarfet me vota të ardhura nga Serbia, ku pas hapjes së tyre u helmuan 29 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ende po vazhdojnë.
Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se rezultatet e deritanishme, jo zyrtare të…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë sot për kërkesën e Qendrës për Numërim dhe Rezultate për rinumërim të vendvotimeve të tjera.
Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se QNR do të kërkojë rinumërim të mbi 500 vendvotimeve, për çka pritet…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në rend të ditës njëra nga temat është edhe shqyrtimi i rekomandimit të Qendrës për Numërim dhe Rezultate për të rinumëruar disa vendvotime.
Deri më tani, nuk dihet saktë numri i…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se sot do të fillojë numërimi i votave të ardhura me postë.
Numërimi i këtyre votave do të fillojë prej orës 10:00, ndërkohë që KQZ më herët kishte bërë të ditur se nga diaspora kanë ardhur rreth…