Sport

Synimi i Barcelonës B është ngjitja, tani sytë kah Manaj

Barcelona B do të luajë katër ndeshjet vendimtare për këtë sezon.

Bëhet fjalë për fazën “play off” që i jep mundësinë të jetë pjesë e Ligës së Dytë spanjolle në sezonin e ardhshëm.

Arritje e rëndësishme për arkat e klubit, nisur edhe nga forma dhe vlerat që marrin talentet e akademisë “La Masia”.

Brenda tri javësh, Barça B do të luajë ndaj Villarrealit B (18 prill), Alcoyano (25 prill), Ibiza (2 maj) dhe Villarrealit B (9 maj).

 

Në këtë sprint final, katalanasit i kanë sytë te Rei Manaj, kryegolashënuesi i skuadrës me nëntë gola.

Deri në fund të këtij sezoni, sulmuesi lushnjar do të ketë peshën për të udhëhequr katalanasit drejt arritjes së këtij objektivi, siç edhe ka bërë deri më tani me golat në ndeshjet e kampionatit të rregullt të Ligës së Tretë.

Postime të ngjajshme
Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi

Sport

Ylli i Kosovës bën debutimin në Bundesliga me Schalken

Sport

Premi e majme për Dukagjinin, nëse sonte triumfojnë në finale të Kupës

Sport

UEFA cakton gjyqtarin për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve