Lajme

Syla i reagon Talit që e vinte në pikëpyetje gazin amerikan

Gazetari Valon Syla, ka kritikuar këshilltarin e kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Driton Talin, i cili vuri në pikëpyetje nevojën për gazin amerikan që ishte refuzuar nga Qeveria Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Tali sot në një postim në Facebook ishte në dilema se për çfarë duhet gazi amerikan, derisa propozoi një ide që kishte të bënte me KEK.

”Një pyetje miq: A është më në interes tonin që KEK’ut t’ia fusim filtrat për ta desulfatizuar, ashtu që KEK’u të ketë “zero ndotje” (siç është bie fjala termocentrali në Bobov Dol të Bullgarisë), çmimin e të cilit program e dijmë, apo të futemi në programin e të ashtuquajturit “Gazit Ameriakan”, çmimin e të cilit nuk e dijmë?! PS: e keni parasysh se thëngjillin e kemi tonin me sasi të madhe dhe e kemi infrastrukturën për ta shfrytëzuar (pra duhen veç filtrat) gjersa gaz nuk kemi dhe nuk e kemi as infrastrukurën e saj për ta shfrytëzuar’’, shkroi Tali.

E për këtë ka reaguar gazetari Valon Syla, ku përmes një postimi në Facebook tha se Qeveria Kurti paska gjetur tendera për filtera, e kështu tenton të marrë para dhe nuk i duhet gazi amerikan.

Ai shtoi se Tali flet për gjeopolitikë anipse nuk ka kurrfarë lidhje me të.

‘’ I paskan gjet do tendera për filtera, për termocentrale… me bo naj marrëveshje najsend, me çnuk naj pare, naj përqindje. Çka na vynë gasi amerikan po thotë. Ngone, këshilltarin e Glaukut. Gërrnaç i Londrës. Atje ka fshi tunella të Metros, e këtu flet për gjeopolitikë. Ky është gërrnaçi tipik i VV’së.’’

Kujtojmë se Metro pati raportuar për refuzimin e gazit nga Qeveria Kurti e që u mohua vazhdimisht, deri kur u pranua publikisht nga ministrja e Ekonomisë, duke u arsyetuar me faktin se infrastruktura do kishte çmime tejet të larta dhe duheshin konsultime shtesë./gazetametro.net

Related posts
Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Lajme

Grushte, shqelma e kapje për flokë: Bëhen “llom” mes vete dy femra në Fushë Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *