Lajme

Sveçla dhe drejtori i policisë e lëshojnë mbledhjen e Komisionit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti kanë lëshuar sallën e mbledhjes ku i porit që të raportojnë para Komisionit Parlamentar për siguri dhe çështje te mbrojtjes, shkruan Gazeta Express.

Kjo pasi në Komision ata janë ftuar që të raportojnë ndaras dhe jo bashkë.
Kështu tha kryetari i Komisionit, Bekë Berisha, i cili pohoi se i ka ftuar ndaras në raportim dhe jo bashkë.

Kjo është kundërshtuar nga ministri dhe drejtori i Policisë.

Mbledhjen e kanë lëshuar edhe një pjesë e deputetëve të VV-së, që janë anëtarë të këtij Komisioni.

“Ftesën që e kemi marrë ne, ka qenë vetëm ti në ora 10:00”, i ka thënë deputeti i PDK-së Elmi Reçica ministrit Sveçla, derisa ky i është përgjigjur se e ka marrë ekipin pasi që punon me ta.

“Ti ke bërë gabime të mëdha, nuk je i zoti të përgjigjesh pa e pasur atë aty”, i ka thënë kryetari i Komisionit, Bekë Berisha.

Berisha ka thënë se ka pasur pyetje për ministrin, e që sipas tij, ai nuk do të guxonte të përgjigjej.

“Kjo mbledhje është thirrë për situatën në veri. Unë kam pyetje për ministrin qe nuk guxon me u përgjigj. Fatmir po i lexoj pyetjet, pse me barazu njësinë speciale me strukturat e Serbisë? A e din që zëvendësimi i policisë me KFOR-it është kthim i rezolutës 1244. Pranimi i targave KM është hapi i parë drejt Zajednicës. Kom pas plot pyetje edhe për drejtorin e policisë”, ka thënë ai./Express/

Postime të ngjajshme
Lajme

Publikohet rezultati i votave me kusht në Gjilan

Lajme

Numërohen votat me kusht në Istog: Kaq vota morën kandidatët

Lajme

Kaq vota me kusht morën kandidatët në Gjakovë

Lajme

Moti për dy ditët e ardhshme