Sport

Superliga vjen sot me këto përballje

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Java e 16-të në elitën e futbollit kosovar ka nisur me super derbin mes Ballkanit dhe Gjilanit, ku vendasit triumfuan 2-1.

Ndërkohë, sot janë në program edhe katër duele të tjera, që pritet të jenë mjaft interesante.

Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar padyshim që do të jetë në Gjilan, ku zhvillohet derbi mes Dritës dhe Llapit.

Dy skuadrat janë në kërkim të pikëve për të mbetur sa më afër vendit të parë që mbahet nga Ballkani.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli do të luaj në kryeqytet si mysafir i Flamurtarit.Në kryeqytetin kosovar Prishtinë, sot zhvillohet edhe një ndeshje tjetër ku në ‘Fadil Vokrri’, Prishtina do të jetë nikoqire e Trepçës ’89.

Ndërkohë ndeshja e fundit e ditës së sotme do të zhvillohet në Skenderaj, ku luhet derbi rajonal mes Drenicës dhe Vushtrrisë.

E shtunë:
13:00 Drita – Llapi
13:00 Flamurtari – Feronikeli
13:00 Drenica – Vushtrria
14:00 Prishtina – Trepça ‘89

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv