Sport

Superliga vjen me përballje të cilat nuk duhet ti humbisni

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Sot në IPKO Superligën e Kosovës luhen disa super përballje në kuadēr të javës së tretë, shkruan BlocMedia.

Derbi i kësaj jave luhet në Drenas ku Feronikeli do të jetë mikpritës i Prishtinës në ndeshjen kryesore të xhiros së tretë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Nga ana tjetër, Bardhekaltrit e synojnë fitoren e parë sezonale pas barazimit me Flamurtarin dhe lojës së shtyrë me Dukagjinin.

Takim tejet interesant pritet të zhvillohet edhe në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë.

Llapi pas humbjes së thellë ndaj Drenicës do të jetë nikoqir i Ballkanit që e ka nisur për mrekulli edicionin e ri.

Tahir Batatina dhe Ismet Munishi njihen për futboll sulmues dhe ky takim pritet të dhurojë spektakël.

Ndërkohë ndeshja e tretë e ditës së sotme do të zhvillohet në kryeqytetin kosovar.

Flamurtari pas humbjes 3-0 nga Drita pret Ferizajn që gjithashtu ka pësuar humbje me rezultat identik nga Gjilani.

Dy ekipet synojnë marrjen e pikëve dhe kjo e bënë tejet interesant këtë sfidë.

Të tri ndeshjet do të fillojnë me orar të ri nga ora 16:00.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv