Sport

Superliga vjen me një super ndeshje

Xhiroja e gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll starton këtë të premte (16 tetor) me fillim nga ora 14:00, derisa takohen Arbëria dhe Ballkani, raporton Gazetasheshi.com.

Ballkani udhëton drejt Obiliqit për të kërkuar vazhdimësinë e rezultateve pozitive dhe njëherit të vazhdojë të qëndrojë në kreun e tabelës, ndërkohë Arbëria mëton t’u kthehet rezultateve pozitive, pasi që u njoftua me humbje në xhiron e kaluar nga Gjilani.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq dhe pritet të jetë tejet interesant, marrë parasysh që dy skuadrat kanë treguar ndeshje të bukura në këtë fillim kampionati dhe me të drejtë gjenden edhe në pjesën e epërme të klasifikimit.

Përballja ndërmjet këtyre dy skuadrave do të jetë e para në kampionatin elitar, por e nënta në përgjithësi, pasi që edhe në të kaluarën ishin përballur në rangjet e tjera të futbollit kosovar.

Postime të ngjajshme
Sport

Interi merr vetëm një pikë përballë Monchengladbach në ‘San Siro’

Sport

Fitore minimale e Liverpool

Sport

Visoka tregon për formën e rikthyer te Vitia dhe synimin e klubit

Sport

Bayerni e nis furishëm mbrojtjen e titullit në Evropë