Sport

Superliga vjen me dy ndeshje interesante

Superliga e Kosovës në futboll sot (e shtunë) ka në program dy ndeshje të vlefshme për javën e 30-të.

Në elitën e futbollit kosovar do zhvillohen dy takime të skuadrave që do të luftojnë për të mos rënë nga liga.

Drenica është nikoqire e Feronikelit në stadiumin “Bajram Aliu” me fillim nga ora 15:00.

Ndeshje që do mund të jetë përcaktuese për njërën skuadër nëse i fiton pikët e plota për të siguruar sa më parë mbijetesën.

Ndeshja tjetër do të jetë midis Arbërisë që është e parafundit në tabelë, do të ballafaqohet me Besën, që tashmë edhe automatikisht ka rënë nga liga.

Po ashtu kjo ndeshje do të luhet nga ora 15:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur

Sport

Zbulohet cili do të jetë transferimi i parë i Barcelonës