Sport

Superliga vazhdon sot me tri supersfida

Edhe kjo e diele do të sjellë ndeshje të bukura futbolli, ku do të zhvillohen tri ndeshje e fundit interesante të javës së pestë në Superligë, shkruan Sheshi.info

Ndeshja kryesore e ditës së diele (sot) pritet të zhvillohet në “Bajram Aliu”, ku ballafaqohen dy skuadra me rezultate pozitive në këto xhirot e para në mes Drenicës dhe Dritës.

Kuqezinjët kërkojnë të rrëmbejnë sërish pozitën e pare, derisa kaltërbardhët pas ngecjes në derbi kërkojnë pikët maksimale që të jenë në krye. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj.

Kurse për t’u çliruar nga ngecja mbrapa kërkon edhe Gjilani e cila është nikoqire e Ulpianës, skuadër kjo që ende nuk ka fituar një ndeshje dhe dëshiron që të befasoj kuqebardhët.

Ndërsa në Klinë, Dukagjini e mirëpret Prishtinën. Dy skuadra me cilësi të larta mbrenda në skuadër po që ende pikët maksimale nuk i kanë arritur dhe që të dyja opsion kanë vetëm fitoren.

Këto dy ndeshje zhvillohen nga ora 16:00 dhe Sheshi do të ju mbaj të informuar për tri ndeshjet në kohë reale minutë pas minuti dhe për çdo ndryshim eventual të rezultatit.

Postime të ngjajshme
Sport

Obërtinca jep dorëheqje, Fushë Kosova emëron trajnerin e ri

Sport

Nga Muriqi, Rrahmani, Hysaj dhe Gjimshiti, zbulohen pagat e futbollistëve shqiptarë në Serie A

Sport

Ndeshje tejet interesante zhvillohen në xhiron e 10-të të Ligës së Parë, këto janë delegimet e plota të gjyqtarëve

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës