Sport

Superliga vazhdon në fundjavë me super-ndeshje

Superliga e Kosovës në futboll nuk humbet kohë dhe kësisoj vazhdon menjëherë në fundjavë me ndeshjet e xhiros së tetë.

Ndeshjet hapëse të kësaj xhiro do të zhvillohen ditën e shtunë ku spikat ballafaqimi mes Drenicës dhe Ballkanit, shkruan Sheshi.info

Të shtunën do zhvillohet edhe dueli tjetër i zjarrtë mes Malishevës dhe Gjilanit.

Ditën e diele na pret dueli më i zjarrtë i kësaj xhiro aty ku do përballen rivalët Drita dhe Prishtina në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Më poshtë e gjeni orarin e plotë:

E shtunë, 02.10.2021

Drenica – Ballkani

Malisheva – Gjilani

E diel, 03.10.2021

Drita – Prishtina

Llapi – Dukagjini

Feronikeli – Ulpiana

Të gjitha ndeshjet startojnë në orën 15:00.

Postime të ngjajshme
Sport

U rrit në La Masia, rrëfehet Balliu: Ja pse u largova nga Barcelona

Sport

Carabao Cup kthehet me tri sfida, vëmendja në "Stamford Brigde"

Sport

Veprim i mirë nga Rashica, viziton Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe

Sport

Sot zhvillohet ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë, Llapi – Kosova Düsseldorf