Sport

Superliga sot vjen me dy superndeshje

Java e 13-të e Superligës së Kosovës në futboll mbyllet sot me dy superndeshje.

Padyshim vëmendja do të jetë në Suharekë ku lideri i tabelës, Ballkanin ballafaqohet me Llapin, shkruan “Zeri.info”.

Për të dyja skuadrat pikët kanë shumë të nevojshme. Ballkani lufton për fitore për ta mbajtur kreun e tabelës, derisa Llapi medoemos i duhen pikët për t’i ikur fundit të tabelës. Kjo ndeshje nis nga ora 13:30.

Gjysmë ore më herët nis një tjetër ndeshje tejet joshëse ku ballafaqohen rivalët e vjetër. Prishtina në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret Trepçën’89.

Bardhekaltrit për t’i mbajtur ende gjallë shpresat për titull duhet gjithsesi të fitojnë, derisa Trepça’89 e cila po kalon formë të mirë në kryeqytet udhëton për fitore dhe kjo është arsyeja të pritet ndeshje e fortë.

Ky ballafaqim nis nga ora 13:00.

Të kujtojmë dje janë zhvilluar tri ndeshje tjera, Besa – Drita (1:4), Gjilani – Drenica (1:0) dhe Feronikeli – Arbëria (1:0).

Postime të ngjajshme
Sport

Ballkani vazhdon me fitore, Munishi kërkon përmirësime në këtë repartë

Sport

Devolli: Nuk na mposhti Ballkani

Sport

Tabela e Superligës së Kosovës në futboll pas javës së 14-të

Sport

Drenica – Ballkani: Realizohet goli i parë