Sport

Superliga rikthehet në vikend, na presin ndeshje shumë interesante

Kosova këtë të mërkurë zhvillon ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve për këtë edicion.

Kjo ka bërë që e gjithë vëmendja e futbolldashësve të jetë te kjo ndeshje duke e harruar deri diku Superligën.

Gjithsesi, vikendi që vjen elita e futbollit tonë rikthehet në aksion pas një pauze dy javore për shkak të ndeshjeve te Kosovës, ku vijnë disa ndeshje shumë joshëse.

Vëmendja do të jetë në Suharekë aty ku Ballkani e pret Llapin ku pritet luftë e ashpër në fushë pasi vetëm fitorja kënaq dyja skuadrat.

Çiftet komplete të javës së 13-të:

Besa – Drita,

Prishtina – Trepça ’89,

Gjilani – Drenica,

Ballkani – Llapi,

Feronikeli – Arbëria.

Postime të ngjajshme
Sport

Dikush me pica e dikush në jakuzi, futbollistët e Dritës po argëtohen para ndeshjes me Ballkanin

Sport

Futbollisti i Feronikelit emocionohet duke nderuar figurën e të ndjerit Shefqet Sinanit

Sport

Dikur ishte yll i Real Madridit, sot merret me muzikë

Sport

Drita njofton për humbjen e njërit prej më të dashurve të familjes së tyre!