Sport

Superliga: Përfundon pjesa e parë me këto rezultate

Xhiroja e 13-të, apo e njohur ndryshe sikurse ‘xhiroja e derbive’ do të hapet sot me tri super takime, shkruan Sheshi.info

Vëmendja kryesore do të jetë në Suharekë, atje edhe ku do të zhvillohet sfida mes liderëve të tabelës Ballkanit dhe Dritës.

Në anën tjetër, takim shumë interesant pritet të jetë edhe ai mes Malishevës dhe Llapit, ku do të zhvillohet në stadiumin ‘Liman Gegaj’.

Nxehtë do të jetë edhe në takimin mes Drenicës dhe Ulpianës.

Gazeta ‘Sheshi’ do të raportojë minutë pas minute për këto tri ballafaqime:

LIVE

BALLKANI 0 – 0 DRITA

-Përfundon pjesa e parë!

+1 minutë shtesë!

44′ Gashi (Ball) provon me një goditje shumë larg zonës së rrezikshme nga gjuajtja e lirë, topi përfundon ngjit me tranzverzalen

40′ Krasniqi (Ball) me një depërtim të jashtëzakonshëm në mbrojtjen kundërshtare, në fund ndalet nga Broja

33′ Gripshi (Ball) mundohet të gjuajë në portë nga goditja e lirë, megjithatë goditja e tij e pasaktë

14′ Gripshi (Ball) me mundësinë më të mirë në takim, mejithatë goditja e tij përfundon jashtë

12′ Cuculi (Dri) provon nga gjuajtja e lirë, goditja e tij përfundon në murin e “gjallë”

7′ Ar. Thaqi (Ball) tenton me një goditje larg zonës, por e lehtë për Malokun

Në pesë minutat e parë Drita ka një ofenzivë më të madhe drejtë portës së Ballkanit dhe po mundohet ta ngritë tempon duke rrezikuar në portë

1′ Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Kuç, Ar. Thaqi, As. Thaqi, Gaashi, Gripshi, Korenica, Krasniqi, Hoxha, Jashanica, Solomon. Kryetrajner: Bekim Isufi

Drita: Maloku, Limani, Broja, Cuculi, Namani, Ajzeraj, Blakçori, Vucaj, Islami, Fazliu, Somonovski. Kryetrajner: Ardijan Nuhjiu

Gjyqtarët: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Granit Hyseni, Ilir Mehmeti, Lirim Jashari (VAR).

Stadiumi i qytetit në Suharekë

MALISHEVA 0 – 0 LLAPI

-Përfundon pjesa e parë!

+2 minuta shtesë!

44′ Veliu (Llap) me një rast shumë të mirë pranë portës pas një super aksioni të ndërtuar nga skuadra llapjane, goditja e tij përfund shumë afër shtyllës, pra, jashtë portës

30′ Arbnor Ramadani provon me një goditja nga gjuajta e lirë, topi përfundon në murin mbrojtës

21′ Një lëndim në dorë për Arbnor Ramadani, megjithatë është i gatshëm të vazhdojë takimin me fashë në dorë

18′ Hasan Hyseni me mundësinë më të mirë në takim për të shënuar, goditja e tij fillimisht përfundon në tranzverzale dhe më pas edhe në shtyllë për të dalë jashtë në fund

15′ Një kundërsulm i rrezikshëm nga skuadra e Malishevës, megjithatë tentim krosimi apo goditja e Hysenit përfundon jashtë fushës

3′ Pefqeli (Mal) mundohet që të gjuajë një top përpara drejtë Stullqakut, por pa sukses

1′ Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi, Kryeziu, Hoti, Dumani, Stullçaku, Bruqi, Olivier, Pira, H. Hyseni, Vitija, Pefqeli. Kryetrajner: Arsim Thaqi

Llapi: Avdyli, Idrizi, Prençi, Jashari, Veliu, Ramadani, Selmani, Shillova, Shabani, Pepishi, Davalos. Kryetrajner: Tahir Batatina

Gjyqtarët: Shpëtim Murtezi, Fatlum Jashari, Hekuran Osmani, Erdall Zasella, Burim Jahmurati (VAR).

Stadiumi: ‘Liman Gegaj”, Malishevë

DRENICA 0 – 0 ULPIANA

-Përfundon pjesa e parë!

47′ Abazi (Drenica) me mundësinë më të mirë në takim, goditja e tij nuk përfundon në portë

+2 minuta shtesë!

38′ Arrabal (Drenica) rrezikon të përjashtohet nga loja, ndërhyn në Qerimin – Kasumi e toleron kësaj radhe edhe pas konsultimit me VAR
34′ Santos (Ulpiana) Ndëshkohet me të verdhë, i pari karton për lipjanasit – I treti në këtë ndeshje
16′ Shala (Ulpiana) pranë të shënoj autogolin e vitit, pas një harkimi pa rrezik nga Zabërgja – Spastron rrezikun për mrekulli Ajeti
13′ Lushtaku (Drenica) zverdhët nga Kosumi, ndërhyrje të ashpër ne Selimin – Banka rezervë e lipjanasve kërkojnë të kuqin
10′ Denisson (Drenica) provon nga gjuajtja e lirë, por bllokohet nga muri mbrojtës
08′ Drenica – Ulpiana, një ndeshje e agresivuar në mesfushë!
1′ Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare:

Drenica: Kaloshi, Thaqi, Passamani, Qaqi, Jashari, Mëziu, Abazi, Lushtaku, Dos Santos, Veliqi, Zabergja. Ndihmës-trajner: Sami Geci

Ulpiana: Ajeti, Santos, Rapuca, Makolli, Shala, Qerimi, Mustafa, Rezi, Gonçalves, Shkalla, Selimi. Kryetrajner: Edlir Tetova

Gjyqtarët: Besfort Kasumi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Mentor Ajeti, Vigan Ibërdemaj (VAR).

Stadiumi: ‘Bajram Aliu’, Skenderaj

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *