Sport

SUPERLIGA: Përfundojnë me këto rezultate ndeshjet,Dukagjini – Drita dhe Prishtina – Ulpiana

Java e shtatë në Superligën e Kosovës në futboll mbyllet sot me dy ndeshje mjaftë interesante.

Padyshim se ndeshja kryesore do zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” të Klinës, aty ku do përballen Dukagjini dhe Drita, shkruan Sheshi.info

Interesant pritet të jetë edhe në kryeqytet ku kampionia në fuqi, Prishtina, do t’i bëjë konak Ulpianës.

Dy ndeshjet startojnë në ora 15:00 dhe Gazeta “Sheshi” do të raportojë minutë pas minute për këto dy ballafaqime:

DUKAGJINI 2-1 DRITA

-Përfundon ndeshja!

+6 minuta shtesë

87′ GOOOOL: Chibueze (Duk) e kalon në epërsi skuadrën e Dukagjinit.

85′ Tensione në Klinë, Armend Dallku ndëshkohet me karton të verdhë pas protestave të shumta në drejtim të gjyqtarëve.

80′ Skuadra e Dritës po tenton që të kaloi përsëri në avantazh, por edhe pse me një lojtar më shumë në fushë nuk po ka sukses. Dukagjini po mbrohet shumë mirë.

75′ Vucaj (Dri) godet fuqishëm nga largësia, por edhe njëherë Haxhihamza në vend.

68′ Januzi (Duk) në rastë të mirë shënimi, por kësaj here ia huq qendërsulmuesi.

58′ Elton Basriu (Duk) ndëshkohet me karton të kuq, pasi që gjyqtari kryesor u konsultua me VAR-in. Basriu ndërhyri në Haxhimusën si lojtar i fundit.

50′ GOOOOL: Ahmed Januzi (Duk) realizon gol të bukur, barazohet rezultati.

-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!

+3 minuta shtesë

39′ GOOOOL: Almir Ajzeraj (Dri) realizon gol fantastik për ta kaluar Dritën në avantazh.

33′ Broja (Dri) ishte afër të shënonte golin e vitit, por pret për mrekulli Haxhihamza.

30′ Kryeziu (Dri) gjuan fuqishëm dhe topi devijohet nga mbrojtësi i Dukagjinit, por për fat topi nuk shkon në rrjet.

27′ Haxhimusa (Dri) gjugan me kokë, por topi shkon mbi portë.

26′ Ajzeraj (Dri) futet për mrekulli në zonë, mirëpo goditjen e tij e pret Haxhihamza.

09′ Hasanaj (Duk) nuk arrin të realizoi edhe pse ishte i vetëm me portierin, pret Maloku.

08′ Kryeziu (Dri) shpërdoron rast të mirë shënimi.

Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Basriu, Syla, Kuqi, Ballku, Hasanaj, Ahmeti, Shabani, Millaku, Carioca, Januzi. Kryetrajner: Armend Dallku

Drita: Maloku, Limani, Islami, Cuculi, Blakqori, Broja, Jashari, Ajzeraj, Kryeziu, Namani, Haxhimusa. Kryetrajner: Ardian Nuhiu

Gjyqtarët: Burim Jahmurataj, Granit Hyseni, Alban Ejupi, Alban Shala, Erdall Zasella (VAR)

Stadiumi: “18 Qershori”, Klinë

PRISHTINA 1-1 ULPIANA

-Përfundon ndeshja!

90+3’ John (Pri) tenton me kokë por mbi portë.

+10 minuta shtesë

83’ Zëvendësim i dyfishtë te Ulpiana, hyjnë Shala e Kelmendi në vend te Qerimit e Musliut.

82’ John (Pri) gjuan me kokë, por fare pranë portës përfundon topi.

79’ Endrit Krasniqi (Pri) rrezikon seriozisht portën e Ulpianës, centimetrat shpëtojnë Ulpianën.

76’ Erando Karabeci (Pri) ndëshkohet me karton të kuq pas rishikimit në VAR.

71’ Santos (Ulp) ndëshkohet me të verdhë, shkak simulimit.

70′ Ndizen reflektorët në stadiumin “Fadil Vokrri”.

68’ Zëvendësim te Prishtina, futet Otto John në vend të Leonit Abazit.

67’ Qerimi (Ulp) tenton me roveshat por topin përfundon pranë shtyllës

65’ Santos (Ulp) tenton “zhagas” nga gjuajtja e lirë, por largohet nga vendasit në korner.

64’ Krasniqi (Pri) ndëshkohet me të verdhë, rast i mirë për Ulpianën.

60’ Junior (Ulp) rast konkret për të kaluar sërish në epërsi lipjanasit, por gjuajtja në drejtim e plogësht dhe pa rrezik për Nikën.

56’ Hoti (Pri) rast ideal për të kaluar në epërsi bardhekalëtrit, por në momentin final ndërhyn Gjoni dhe largon topin.

54’ Rrezi (Ulp) gjuan rrezikshëm por pret me vështirësi Nika.

53’ GOOOOL! Leotrim Kryeziu (Pri) barazon rezultatin pas një gjuajtje të mirë me kokë.

49’ Mankenda (Pri) rast të volitshëm, por goditje e plogësht në drejtim të portës.

45’ Karabeci (Pri) gjuan fuqishëm, por lartë mbi portë.

-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!

45+1 GOOOOL: Ermir Rrezi (Ulpiana) kalon në epërsi Ulpianën.

+2 minuta shtesë

41’ Santos (Ulp) gjuan me kokë, topi përfundon fare pranë portës.

40’ Atmosferë më e nxehtë nga “Plisat” në tribuna se sa përballja brenda fushës.

34’ Selimi (Ulp) u rrëzua brenda zonës nga një ndërhyrje e Krasniqit! Banka rezervë protestoi për penallti, por Hoxha nuk mendoj ashtu.

27’ Mustafa (Ulpiana) ndëshkohet me të verdhë.

24’ Mustafa (Ulp) rrezikoj brenda zonës se vet, fare pranë të shënoj autogolin e vitit.

20’ Rrezi (Ulp) ndëshkohet me të verdhë, pas një ndërhyrje në Boshnjakun

18’ Mankenda (Pri) gjuan rrezikshëm brenda zonës, por pa përgjigje nga bashkëlojtarët e tij

17’ Boshnjaku (Pri) ndërhyn në zonën e rrezikut në Rrezin, por Hoxha toleron kësaj radhe.

15’ Bekteshi (Pri) gjuan me kokë, por pa rrezik për Blakçorin.

11’ Junior (Ulp) rrezikon seriozisht portën e bardhekaltërve, megjithatë Nika e pret lehtësisht atë.

6’ Kryeziu (Pri) gjuan me kokë, centimetrat shpëtojnë Ulpianën.

05’ Abazi (Pri) rast ideal për gol, por pret Blakçori.

Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Prishtina:Nika, Bekteshi, Boshnjaku, B.Krasniqi, Mici, Kryeziu, E.Krasniqi, Hoti, Karabeci, Mankenda, Abazi. Kryetrajner: Zekirija Ramadani

Ulpiana: Blakqori, Makolli, Mustafa, Gjoni, Emini, Qerimi, Iran, Musliu, Selimi, Rrezi, Santos. Kryetrajner: Edlir Tetova

Gjyqtarët: Valbon Hoxha, Zgjim Rrahimi, Faton Jakupi, Vigan Ibërdemaj, Shpëtim Murtezi (VAR)

Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë

Postime të ngjajshme
Sport

Nga Muriqi, Rrahmani, Hysaj dhe Gjimshiti, zbulohen pagat e futbollistëve shqiptarë në Serie A

Sport

Ndeshje tejet interesante zhvillohen në xhiron e 10-të të Ligës së Parë, këto janë delegimet e plota të gjyqtarëve

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës

Sport

Newcastle kërkon futbollistin e Barcelonës, i ofron 15 milionë euro në sezon