Sport

Superliga nis të nxehet, ja super përballjet e ditës së mërkurë

Xhiroja e katërt në Superligën e Kosovës në futboll ka hapur siparin me ndeshjen ndërmjet Arbërisë dhe Feronikelit të zhvilluar në stadiumin “Agron Rama” të Obiliqit, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndeshja nuk prodhoi shumë raste për gol, por prodhoi një rezultat (0-0), i cili dëshmon se këtë edicion kampionati elitar do të jetë më interesant se asnjëherë më parë.

Ndeshjet e nxehta janë duke ardhur, teksa të mërkurën më 30 shtator do të takohen Llapi me Ballkanin, dy skuadra këto që pretendojnë titullin kampion këtë edicion.

Më poshtë mund t’i gjeni ndeshjet e ditës së nesërme në program:

E mërkurë

Drita – Besa
Trepça ’89 – Prishtina
Llapi – Ballkani

E enjte

Drenica – Gjilani

Të gjitha takimet startojnë nga ora 15:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Alaves 1:1 Barcelona, notat e lojtarëve

Sport

Armando Broja shënon gol të bukur për Vitessen në Holandë

Sport

Vazhdon kriza për Barcelonën, barazon në udhëtim

Sport

Në Angli masa të reja për COVID-19 – ky është vendimi për Premierligën