Lajme

SUPERLIGA: Mbyllen takimet me këto rezultate

Kampionati elitar në futbollin kosovar rikthehet këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 12-të, raporton Gazetasheshi.com.

Në program për t’u luajtur këtë të martë (10 tetor) janë tri duele mjaft interesante. Vëmendja kryesore është në derbin ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, teksa në Skenderaj luhet derbi rajonal ndërmjet Drenicës dhe Feronikelit.

Në ndeshjen tjetër Llapi i bën “konak” Trepçës ’89.

Gazeta “Sheshi” do ju mbajë të informuar në mënyrë kronologjike në lidhje me tri ndeshjet:

Drita – Prishtina 0-0

– Mbyllet ndeshja!

+4 minuta shtesë!

86′ Zëvendësim te Drita: Betim Haxhimusa inkuadrohet në vend të Almir Ajzerajt.

84′ Lumbardh Dellova (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

82′ Zëvendësim te Prishtina: Mërgim Pefqeli inkuadrohet në vend të Otto John.

82′ Zëvendësim te Drita: Festim Alidema inkuadrohet në vend të Xhevdet Shabanit.

80′ Ardian Cuculi (Dri) ndëshkohet me karton të verdhë!

67′ Xhevdet Shabani (Dri) gjuan nga ndërprerja, por pret sërish Eglant Haxho.

66′ Zëvendësim te Drita: Bujar Shabani inkuadrohet në vend të Erjon Vucajt.

62′ Leutrim Bekteshi (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

40′ Astrit Fazliu (Dri) në mënyrë mjeshtërore gjuan pas asistimit të Kastriot Rexhës, por sërish Eglant Haxho tregohet vendimtar për skuadrën udhëtuese.

37′ Ilir Blakçori (Dri) me këmbën e tij jo të preferuar, atë të djathtën gjuan brenda zonës, por topi shkon fare mbi portë, teksa edhe devijohet nga mbrojtësi mysafir Besnik Krasniqi.

36′ Xhevdet Shabani (Dri) gjuan nga distanca me të majtën, por topi shkon fare pranë portës.

19′ Almir Ajzeraj (Dri) ndëshkohet me karton të verdhë!

18′ Erjon Vucaj (Dri) gjuan nga penaltia, por pret Eglant Haxho.

17′ Gledi Mici (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

17′ Almir Ajzeraj (Dri) pengohet brenda zonës nga Gledi Mici dhe gjyqtari kryesor Selim Isufi akordon penalti.

14′ Lumbardh Dellova (Pri) godet me volej nga largësia, por Faton Maloku intervenon në mënyrë fantastike duke e dëbuar topin në fundore.

10′ Endrit Krasniqi (Pri) gjuan nga distanca, por vetëm pranë pingules së Faton Malokut.

02′ Almir Ajzeraj (Dri) gjuan nga distanca, por pret Eglant Haxho.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Brdarovski, Limani, Cuculi, Blakqori, Vucaj, Namani, Xh.Shabani, Fazliu, Ajzeraj, Rexha. Kryetrajner: Ardian Nuhiu

Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, E.Krasniqi, Abazi, Mankenda, John. Kryetrajner: Zekirija Ramadani

Gjyqtarë: Selim Isufi, Fatlum Berisha, Besnik Morina, Isak Ceroviku

Stadiumi i qytetit – Gjilan

Drenica – Feronikeli 1-0

Pamje nga ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Feronikelit

– Mbyllet ndeshja!

+3 minuta shtesë!

90′ GOOOL | Argjend Malaj (Fer) në tentim për ta larguar topin e qëllon portën e tij, 1-0.

87′ Shkëlzen Lushtaku (Dre) ndëshkohet me karton të verdhë!

86′ Argjend Malaj (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë!

82′ Mendurim Hoti (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë!

80′ Lapidar Lladrovci (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë!

75′ Zëvendësime te Drenica: Vildan Keerim dhe Albutrint Morina inkuadrohen në vend të Baton Zabërgjës dhe Jeton Dushit.

74′ Zëvendësim te Feronikeli: Argjend Bardhi inkuadrohet në vend të Jean Cariocës.

70′ Qemail Elshani (Dre) gjuan për mrekulli, por pret Ilir Avdyli.

62′ Zëvendësim te Feronikeli: Viktor Kuka inkuadrohet në vend të Albion Pllanës.

55′ Azem Bejta (Dre) ndëshkohet me karton të verdhë!

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

+4 minuta shtesë!

36′ Zëvendësim te Drenica: Almedin Murati inkuadrohet në vend të Genc Hamitit

34′ Genc Hamiti (Dre) detyrohet ta braktis fushën e lojës me barrelë për shkak të lëndimit.

25′ Jeton Dushi (Dre) gjuan mbi portë.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Drenica: Ymeri, Dushi, Zeqaj, Elshani, Hamiti, Dumani, Bejta, Lushtaku, Miftaraj, Zabergja, Mëziu. Kryetrajner: Bledar Devolli

Feronikeli: Avdyli, Prince, Thaqi, Lladrovci, Malaj, Carioca, Pllana, Hoxha, Miliçkoviç, Maliqi, Hoti. Kryetrajner: Klodian Duro

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Bardh Ajeti

Stadiumi: “Bajram Aliu” – Skenderaj

Llapi – Trepça ’89 5-0

Pamje nga ndeshja Llapi – Trepça ’89
– Mbyllet ndeshja!

+3 minuta shtesë!

88′ GOOOL | Adonis Aliu (Llap) gjuan me kokë dhe realizon nga afërsia për 5-0.

78′ Zëvendësim te Trepça ’89: Prince Marley inkuadrohet në vend të Ardit Hysenit.

74′ Zëvendësim te Llapi: Valmir Veliu inkuadrohet në vend të Gentrit Begollit.

71′ Zëvendësime te Trepça ’89: Albion Pllana dhe Beshir Sheremeti inkuadrohen në vend të Milot Adylit dhe Leuart Avdylit.

67′ Zëvendësime te Llapi: Premtim Jakupi, Lis Behrami dhe Sava Gardasevic, inkuadrohen në vend të Benjamin Eminit, Alban Ramadanit dhe Muhamed Hysenit.

64′ GOOOL | Elvis Prençi (Llap) gjuan me kokë pas harkimit të Gentrit Begollit dhe realizon për 4-0.

60′ Zëvendësime te Trepça ’89: Joseph Okonwo dhe Adenis Shala inkuadrohen në vend të Zeki Ademit dhe Bismark Sies.

57′ Engjëll Hoti (Llap) me një goditje nga largësia gjuan për mrekulli, por edhe më bukur reagon Ardit Hyseni.

55′ Engjëll Hoti (Llap) ndëshkohet me karton të verdhë!

54′ Arbnor Muja (T’89) gjuan brenda zonës, pore pret ‘gardiani’ Stefan Hoffman.

50′ Zëvendësim te Llapi: Adonis Aliu inkuadrohet në vend të Edon Sadriut.

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ Edon Sadriu (Llap) ndëshkohet me karton të verdhë!

+2 minuta shtesë!

44′ GOOOL | Edon Sadriu (Llap) gjuan nga distanca me të djathtën dhe realizon për 3-0.

43′ GOOOL | Muhamed Hyseni (Llap) me të majtën gjuan brenda zonës dhe realizon për golin e dytë të skuadrës vendase, 2-0.

42′ Sie Bissmark (T’89) gjuan nga afërsia mbi portë.

40′ Elvis Prençi (Llap) ndëshkohet me karton të verdhë!

30′ Edon Sadriu (Llap) gjuan brenda zonës, por pret Ardit Hyseni.

18′ GOOOL | Edon Sadriu (Llap) përfiton nga një gabim i ‘gardianit’ Ardit Hyseni dhe realizon në portën e zbrazët për 1-0.

17′ Kushtrim Shabani (Llap) provon goditjen nga afërisa, por pret ‘gardiani’ Ardit Hyseni.

12′ Gentrit Begolli (Llap) gjuan mbi portë nga afërsia.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Llapi: Hoffman, Prençi, Emini, Peposhi, Maliqi, Hyseni, Sadriu, Al.Ramadani, Hoti, Shabani, Sadriu. Kryetrajner: Tahir Batatina

Trepça ’89: Hyseni, Nimani, Muja, Rrahmani, Dedija, Ar.Muja, Nebiu, Ademi, M.Avdyli, L.Avdyli, Sie Bissmark. Kryetrajner: Shpëtim Idrizi

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Lumturie Muhadri, Fatlum Jashari, Arben Halilaj

Stadiumi: “Zahir Pajaziti” – Podujevë

Postime të ngjajshme
Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Lajme

Ky është numri i rasteve të reja me COVID-19

Lajme

Nipi e zbulon flamurin personal të Isa Boletinit: E ka ngritur me 30 qershor 1912

Lajme

Përplasje e re, mospajtime të vazhdueshme