Sport

SUPERLIGA: Llapi – Ballkani, befasi në formacionet zyrtare

Sot në program na presin edhe tri ndeshje mjaftë interesante në kuadër të xhiros së katërt.

Kampionia e Kosovës, Drita, do t’ia bëj sefte në këtë sezon, pasi që do të paraqitet për herë të parë. “Bardhekaltërit” do ta presin Besën e Pejës në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Derbi i kësaj xhiro pa dyshim se është ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës.

Interesant pritet të jetë edhe në “Riza Lushta” të Mitrovicës, ku Trepça ’89 do t’i bëj konak skuadrës kryeqytetase, Prishtinës.

Llapi – Ballkani 15:00

Formacionet zyrtare:

Llapi: Nava, Emini Prençi, Idrizi, Peposhi, Shabani, A Ramdani, Zhdrella, Hoti, Veliu, Januzi Kryetrajner: Tahir Batatina

Ballkani: Haxhihamza, Thaqi, Prekazi, Sinani, Potoku, Kuc, Gashi, Gripshi, Krasniqi, Korenica, Daku Kryetrajner: Ismet Munishi

Gjyqtarë: Besfort Kosumi, Fatlum Berisha, Gzim Mehmeti, Genc Nuza

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”, Podujevë

Postime të ngjajshme
Sport

Në Angli masa të reja për COVID-19 – ky është vendimi për Premierligën

Sport

Barcelona po humb ndaj Alavesit në pjesën e parë, ky ishte gabimi i rëndë i portierit

Sport

‘Halloween’ në parketin e Lakers – yjet e skuadrës stërviten me kostume

Sport

Ronaldo vendos ultimatum: Juventus transferon dyshen e La Ligas për 100 milionë euro