Sport

Superliga LIVE: Shënohen dy gola të shpejt në ndeshjen, Llapi – Drenica

Java e gjashtë në BKT Superligën e Kosovës në futboll do të startojë sot me dy ndeshje shumë interesante.

Pas pesë javëve të para, Llapi nuk e ka shijuar ende fitoren dhe synon që një gjë të tillë ta arrijë sot.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina pret Drenicën e cila e ka nisur mjaftë mirë sezonin, por që në ndeshjen e fundit pësoi humbje nga Drita 0-2.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në Merdare me fillim nga ora 15:00, derisa dy ekipet futën në fushë për të marrë maksimumin e pikëve.

Ndeshje mjaftë interesante pritet të zhvillohet sot edhe në stadiumin e qytetit në Suharekë, ku Ulpiana po i zhvillon ndeshjet si vendas.

Lipjanasit pas fitores së madhe në udhëtim te Gjilani 2-3, do të jetë nikoqir të Dukagjinit të Klinës.

Ashtu si Llapi edhe klinasit ende nuk kanë shijuar fitoren këtë edicion dhe synojnë që këtë gjë ta bëjnë sot ndaj Ulpianës.

Në anën tjetër lipjanasit janë të motivuar pas atij triumfi në Gjilan dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive në Superligë.

Superliga LIVE:

Llapi – Drenica 1-1

16′ GOOOL. Kastriot Selmani barazon rezultatin për Llapin pas një gabimi të portierit.

12′ GOOOL. Kreshnik Uka i jep epërsinë skuadrës, duke shënuar golin e dytë në Superligë këtë edicion.

‘ Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli; Idrizi, Prençi, Veliu, Emini, Selmani, Zeqiri, Shabani, Perposhi, Dos Anjos, Veliu..

Drenica: Thaqi; Passamani, Qaqi, Jashari, Hamiti, Lushtaku, Dos Santos, Avdulli, Uka, Zabegja,

Ulpiana – Dukagjini 15:00

‘ Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare:

Ulpiana: Blakqorri; Rapuca, Makolli, Emini, Gjoni; Mustafa, Shkalla, Shala; I. Junior, Selimi, Santor.

Dukagjini: Haxhihamza;Mërlaku, Shala, Kuçi, Syla, Millaku, Ahmeti, Januzi, Da Sillva, Dallku, Shabani.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit

Sport

Faza e dytë starton në mesjavë, vëmendja në Gjilan!