
Java e 20-të në elitën e futbollit kosovar do të startojë ditën e sotme.
Ndeshja e vetme në program është ajo mes Arbërisë dhe Prishtinës, që do të zhvillohet në qytetin e Ferizajt.
Dy skuadrat kanë synime krejtësisht të kundërta, pasi debutuesit e Arbërisë kërkojnë të mbetën në elitën e futbollit kosovar, derisa Prishtina synon të rikthehet te titulli pas shtatë viteve mungesë.
Ndeshjen e fundit Arbëria ka barazuar në udhëtim te Trepça ’89, derisa Prishtina mori fitore 3-1 ndaj Drenicës në stadiumin Fadil Vokrri.
LIVE: Arbëria 0-2 Prishtina
29′ Zyba provon goditjen, topi shkon jashtë portës së Kaqiut
25′ Pas realizimit të dy golave, Prishtina po e menagjon me sukses këtë takim
21′ GOOOL! Prishtina realizon për 0-2, përsëri Leonit Abazi shënon pas asistimit të Shillovës.
17′ Almir Kryeziu e qon topin në rrjetë pas një goditje të lirë, por fatkeqësisht ishte rrjeta e jashtme, rezultati mbetet 0-1.
13′ Marclei Santos godet nga brenda zonës, topi shkon ngjitur me shtyllën e portierit Nika.
09′ GOOOOL! Prishtina realizon me anë të Leonit Abazit, supergoditje e tij.
07′ Besnik Krasniqi harkon në zonë, Endrit Krasniqi godet… por largohet rreziku nga mbrojtja vendase.
04′ Arbëria po e dominon ndeshjen në këto minuta të para, megjithatë nuk ka ndonjë rast konkret
01′ Ka filluar ndeshja në Ferizaj
Formacionet zyrtare:
Arbëria: Kaçiu/ Beqiri, Lekaj, Arrabal, Avdulli, Bruqi, Bahtiri, Zabërgja, Lika, Kryeziu, Santos.
Prishtina: Nika/ B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, E.Krasniqi, Abazi, Shillova, Kryeziu.