Sport

SUPERLIGA LIVE: Rezultatet momentale

Futbolli vendor rikthehet sot pas pauzës së ndeshjeve ndërkombëtare. Superliga sjellë tri ndeshje interesante në Pejë, Gjilan e Drenas, ku secila prej skuadrave kërkon pikët e rëndësishme të fazës së dytë kampionale.

Kampioni aktual, Drita, kërkon t’iu kthehet fitoreve pas barazimit me Prishtinën, derisa sot ka përballë Besën në Brestovik të Pejës, përcjellë Gazeta Olle.

Punë më të vështirë pritet të ketë Gjilani, që është nikoqir i një prej ekipeve me formën më të mirë në Superligë në xhirot e fundit, Drenicës.

Dueli tjetër zhvillohet mes Feronikelit e Arbërisë, ku vendësit duan fitoren e “qetësisë” pas kaosit të krijuar në klub.

Ndeshjet fillojnë nga ora 13:00 dhe rrjedhën e tyre kronologjike, minutë pas minuti mund t’i ndiçni më poshtë:

LIVE: Feronikeli 1-0 Arbëria

65′ Llugiqi inkuadrohet në vend të Kashtanjevës

63′ Kashtanjeva gjuan fuqishëm, por jashtë portës

58′ Milickoviç inkuadrohet në vend të Da Silvas.

50′ Maliqi godet lehtë, pret Kaçiu

46′ Arrabal godet mbi portën e Feronikelit

45′ Fillon pjesa e dytë

45+2′ Përfundon pjesa e parë

45′ 2 minuta shtesë

43′ GOOOL! Dabiqaj shënon për Feronikelin

42′ Pllana godet fuqishëm, Kaçiu pret dhe largon topin mbi portë

39′ Godet Bojku, shumë larg portes

36′ Da Silva ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të rrezikshme në Bilallin

31′ Kashtanjeva realizon gol, mirëpo anulohet përshkak se topi doli jashtë vijave fundore para se të pasohej tek ai

29′ Kaçiu pret goditjen me kokë të Dabiqajt

27′ Kryeziu harkon mirë, por Balde në vend spastron gjithçka

23′ Hoxha harkon, Ibrahimi largon

22′ Kashtanjeva në pozitë të mirë, por e komplikon shumë dhe dështon

17′ Arbëria dominuese me dy raste të mira, fillimisht priti Smakiqi e më pas vendasit i shpëtoi Shala

13′ Rast i mirë për Arbërinë, goditja e Kryeziut përfundon ngjitur me shtyllën

07′ Simonovski godet, e ndalon Avdulli

04′ Rast i mirë për Arbërinë, Kashtanjeva ndalet nga Shala

01′ Fillon dueli në Drenas

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Smakiqi/ Dabiqaj, Lladrovci, Bojku, Da Silva, Maliqi, Shala, Balde, Pllana, Hoxha, Simonovski

Arbëria: Kaçiu/ Arrabal, Bahtiri, Zabergja, Avdulli, Kryeziu, Ibrahimi, Bruqi, Bilalli, Pira, Kashtanjeva

LIVE: Gjilani 1-0 Drenica

72′ Kçiku futet në vend të Çyrbes.

65′ Gentjan Mezani, kryetrajner i SC Gjilani ndëshkohet me karton të verdhë!

63′ Progni harkon për Nikaç, por në kohë del Ymeri që kontrollon gjithçka

60′ Drenica ka iniciativën në pjesën e dytë, por nuk po gjen dot golin

53′ Dushi gjuan fortë, pret mirë Koliqi

52′ Akoma nuk ka ndryshime në Gjilan

45′ Fillon pjesa e dytë

45+1′ Përfundon pjesa e parë, avantazh minimal i vendasëve

37′ Almedin Murati humbet rast të sigurt shënimi, e pabesueshme si shpëton Gjilani

31′ Zabërgja depërton mirë, por në vend Fustar i cili largon rrezikun

22′ Gjilani ka marrë kontrollin e lojës, pati edhe disa raste të mira, por pa sukses

11′ GOOOL! Darko Nikaç shënon

06′ Harkim i rrezikshëm nga Elshani, e grushton dhe e largon Koliqi

05′ Drenica po dominon totalisht takimin, mbrojtja e Gjilanit në nivel të detyres megjithatë

01′ Fillon ndeshja në Gjilan

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi/ Frashëri, Fustar, Veliu, Jackson, Aziz Keita, Useini, Hila, Progni, Çyrbja, Nikaç

Drenica: Ymeri/ Lushtaku, Zeqo, Miftaraj, Dumani, A.Mustafa, Dushi, Elshani, Kerim, Zabërgja, Murati.

LIVE: Besa 1-4 Drita

64′ GOOOL! Drita kompleton pokerin, shënon edhe të katërtin përmes Fazliut

60′ Kalojnë një orë lojë, nuk ka ndryshuar rezultati qysh nga goli i Haxhimusës.

45′ Fillon pjesa e dytë

45′ Përfundon pjesa e parë

40′ GOOOL! Përsëri shënon Haxhimusa, Drita shton avantazhin

18’GOOOL! Shënon Besa dhe ngushton rezultatin

12′ GOOOL! Drita shënon edhe të dytin përmes Astrit Fazliut

08′ Fidan Gërbeshi humbet penaltinë për Dritën!

04′ GOOOL! Drita realizon golin e parë, Betim Haxhimusa hap llogarinë.

02′ Drita e nisë me një sulm të rrezikshëm, por Breno Matos largon rrezikun

01′ Fillon takimi në Brestovik

Formacionet zyrtare:

Besa: Kolaj/ Scekic, Ajdini, Breno, Ibrahimi, Salihu, Halili, Sheqerolli, Sebastien, Syla, Matheus

Drita: Rexhepi/ Brdarovski, Limani, Gërbeshi, Arago, B.Shabani, Ahmeti, Fazliu, Xh.Shabani, Ajzeraj, Haxhimusa

Postime të ngjajshme
Sport

Drita njofton për humbjen e njërit prej më të dashurve të familjes së tyre!

Sport

Yll Hoxha shpërblen veten pas paraqitjes së mirë në ndeshjen e sotme

Sport

Ish-bashkëlojtarët e Sinanit me telegram emocionues ngushëllimi për familjen dhe shokët e tij

Sport

Arsyet që e shtyjnë Messin të pranojë ofertën e PSG-së