Sport

Superliga LIVE: Rezultatet momentale

Xhiroja e 31-të në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon sot me katër përballje tejet interesante.

Ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në qytetin e Suharekës, aty ku skuadra e Ballkanit do e pres Llapin.

Interesant pritet të jetë edhe në kryeqytet ku Prishtina do t’i bëj konak Trepçës ’89.

Ndeshje e nxehtë pritet të zhvillohet edhe në Gjilan, ku “kuqebardhët” do të përballen me Drenicën e cila po lufton për mbijetesë.

Kampionia në fuqi, Drita, do të udhëtoj drejt Pejës për t’u përballur me Besën.

Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 15:00.

LIVE: Ballkani – Llapi 1-0

72′ Valmir Veliu (Llap) gjuan brenda zonës, por shtylla ia mohon golin.

66′ Armend Thaqi (Ball) provon goditjen nga largësia, por pret sërish Marijan Coric.

52′ Visar Berisha (Ball) gjuan nga distanca, por pret Marijan Coric.

46′ Fillon pjesa e dytë.

-Përfundon pjesa e parë.

36′ Kushtrim Gashi (Ball) dhe Ahmed Januzi (Llap) ndëshkohen direkt me karton të kuq.

35′ Arbnor Ramadani (Llap) ndërhynë në mënyrë të palejuar ndaj Kushtrim Gashit, ndërkohë që futbollistët e dy skuadrave përfshihen në një konflikt verbal dhe fizik.

30′ GOOOL: Blend Baftiu shënon pas asistit nga Armend Thaqi, Ballkani në epërsi 1-0.

16′ Blend Baftiu (Ball) gjuan nga distanca, por pret Marijan Coric.

04′ Meriton Korenica (Ball) gjuan mbi portë nga afërsia.

-Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Luljanovic, Thaqi, Potoku, Berisha, Gashi, Korenica, Krasniqi, Daku, Jashanica, Prekazi, Baftiu.

Llapi: Coric, Idrizi, Prençi, Emini, Veliu, Ar.Ramadani, Selmani, Shabani, Peposhi, Januzi, Hoti.

LIVE: Besa – Drita 1-1

77′ Betim Haxhimusa (Dri) gjuan me kokë, por vetëm mbi portë.

73′ Etnik Brruti (Bes) godet traversën pas një super goditje nga largësia.

68′ Ardian Limani (Dri) gjuan pranë portës, pas një depërtimi nga krahu i djathtë.

64′ Xhevdet Shabani (Dri) gjuan pranë portës me të majtën.

62′ GOOOL: Betim Haxhimusa (Dri) realizon me kokë pas harkimit të Ilir Blakçorit, 1-1.

46′ Fillon pjesa e dytë.

-Përfundon pjesa e parë.

19′ GOOOL! Ardi Tahiri (Bes) gjuan me kokë dhe realizon për 1-0.

13′ Ergyn Ahmeti (Dri) gjuan nga jashtë zonës, por goditja e tij shkon pranë portës.

11′ Ardi Tahiri (Bes) gjendet i vetmuar me Faton Malokun, por ‘gardiani gjilanas pret goditjen e tij dhe shpëton gol të sigurtë.

-Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Besa: Haxhijaj, Salihu, Beseni, Halili, Xhaka, Maliqi, Syla, Bilal, Brruti, Sheqerolli, Tahiri.

Drita: Maloku, Limani, Gërbeshi, Cuculi, Blakqori, Vucaj, Ahmeti, Fazliu, Alidema, Xh.Shabani, Haxhimusa.

LIVE: Prishtina – Trepça ’89 3-1

75′ GOOOL: Leutrim Kryeziu (Pri) gjendet bukur brenda zonës dhe me një goditje të saktë realizon për 3-1.

71′ GOOOL: Ardian Muja (T’89) realizon nga penaltia për ta ngushtuar rezultatin, 2-1.

67′ GOOOL: Leutrim Kryeziu (Pri) e dërgon topin drejt rrjetës pasi u shërbye nga Gauthier Mankenda, 2-0.

52′ Chivaviro (T’89) gjuan me kokë jashtë portës.

46′ GOOOL: Endrit Krasniqi (Pri) arrinë ta dërgoj topin drejt rrjetës, pasi që u shërbye nga Leutrim Kryeziu.

46′ Fillon pjesa e dytë.

-Përfundon pjesa e parë.

35′ Besnik Krasniqi (Pri) dështon nga penaltia, pasi që gardiani Hyseni pret goditjen e tij.

34′ Leonit Abazi (Pri) ndalet brenda zonës nga Albion Pllana, ndërkohë gjyqtari kryesor Dardan Çaka akordon penalti për vendasit.

26′ Qëndrim Zyba (Pri) gjuan me kokë, por vetëm mbi portë.

-Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Bekteshi, Abazi, Boshnjaku, Zyba, E.Krasniqi, Pefqeli, Mankenda, Kryeziu.

Trepça ’89: Hyseni, Pllana, Carbonieri, Berisha, Dedia, Kaqiku, Nene, Jashari, Memaj, Chivaviro, Shala

LIVE: Gjilani – Drenica 0-0

46′ Fillon pjesa e dytë.

-Përfundon pjesa e parë.

20′ Darko Nikaç (Gjil) gjuan me kokë pas harkimit të Arbër Çyrbës, por goditja e tij shkon jashtë portës.

16′ Franc Veliu (Gjil) gjuan mjeshtërisht nga ndërprerja, por shtylla pingule ia mohon golin.

12′ Granit Jashari (Dre) gjuan brenda zonës pas një pakujdesie të mbrojtjes vendase, por goditja e tij shkon jashtë portës.

-Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Rapa. Cyrbja, Hila, Hajdari, Sorsa, Nikaç, Useini, Musolli, Veliu, Porgni.

Drenica: Hasi, Jashari, Gjoni, Dumani, Frashëri, Jashari, Dervishaj, Denisson, Uka, Rogova, Zabergja.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina e quan ndeshjen ndaj Gjilanit më të rëndësishmen në tetë vitet e fundit

Sport

A do të kthehet Ronaldo në Sporting? Flet Jorge Mendes

Sport

Lista e 10 sportistëve më të paguar sipas Forbes

Sport

Drita apo Ballkani, cili do të jetë klubi i tretë që do të dal në Evropë?