
Java e 19-të në Superligën e Kosovës në futboll mbyllet ditën e hënë (sot) me dy ndeshje në program, shkruan “Zeri.info”.
Vëmendja do të jetë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” aty ku Feronikeli e mirëpret skuadrën e Gjilanit. “Industrialistët” duan t’ia vazhdojnë krizën “kuqebardhëve” që pësuan humbje shokuese në Kupë nga Istogu (2:0) javën e kaluar.
Gjilani në anën tjetër ka objektiv pikët maksimale pasi në rast të ndonjë opsioni tjetër mbetet shumë larg rivalëve për kreun e tabelës.
Takimi tjetër zhvillohet në “Riza Lushta” të Mitrovicës ku Trepça ’89 i bën nikoqirin Arbërisë së Dobrajës së Madhe të Lipjanit. “Minatorët” duan t’i ndalin pikët e plota që të pozicionohen sa më lartë në tabelë dhe t’i shmangen vendeve që e largojnë nga elita.
Të njëjtin synim kanë edhe “Stuhia e Kuqe” e cila nën drejtimin e Arbnor Morinës udhëton për pikë.
“Zeri.info” do t’iu mbajë të informuar për çdo ndryshim rezultati në dy takimet.
Feronikeli 1-0 Gjilani
20′ GOOL! Feronikeli shënon golin e epërsisë kundër Gjilani, Adem Maliqi ka realizuar
16′ Nikaq gjendet mirë në zonë, por nuk arriti të godas topin, mbetet 0:0 në Drenas
11′ Lojë e kujdesshme, kryesisht në mesfushë
02′ Gjilani e nis takimin furishëm, Progni lëshon rast të artë përballë me portën
01′ Nis takimi në “Rexhep Rexhepi”
Formacionet zyrtare:
Feronikeli: Avdyli, Dabiqaj, Hoti, Malaj, Da Silva, Maliqi, Balde, Hoxha, Bojku, Milinkovic, Kojaseviq. Kryetrajner: Klodian Duro
Gjilani: Koliçi, Rapa, Fustar, Veliu, Sorsa, Hila, Useini, Musolli, Hajdari, Progni, Nikac. Kryetrajner: Bylbyl Sokoli
Gjyqtarë: Dardan Caka, Fatlum Berisha, Elvis Bicaj, Vigan Ibërdemaj
Trepça ’89 0-1 Arbëria
25′ Mbrojtësi Berisha i vendasve gjendet mirë, gjuan me kokë por shkon jashtë
20′ Trepça ’89 po dominon pas golit të Arbërisë
13′ “Minatorët” në kërkim të golit të barazimit
04′ GOOL! Arbëria kalon në avantazh, shënon Hoti
01′ Nis takimi në Mitrovicë
Formacionet zyrtare:
Trepça ’89: Hyseni, Pllana, Berisha, Nimani, Muja, Darwish, Rrahmani, Muja, Jashari, Shala, Mashau. Kryetrajner: Shpëtim Idrizi
Arbëria: Kaçiu, Arrabal, Zabërgja, Bahtiri, Avdulli, Lika, Hoti, Kryeziu, Bruqi, Beqiri, Lekaj. Kryetrajner: Arbnor Morina
Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Bardh Ajeti