
Java e 19-të në Superligën e Kosovës në futboll mbyllet ditën e hënë (sot) me dy ndeshje në program, shkruan “Zeri.info”.
Vëmendja do të jetë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” aty ku Feronikeli e mirëpret skuadrën e Gjilanit. “Industrialistët” duan t’ia vazhdojnë krizën “kuqebardhëve” që pësuan humbje shokuese në Kupë nga Istogu (2:0) javën e kaluar.
Gjilani në anën tjetër ka objektiv pikët maksimale pasi në rast të ndonjë opsioni tjetër mbetet shumë larg rivalëve për kreun e tabelës.
Takimi tjetër zhvillohet në “Riza Lushta” të Mitrovicës ku Trepça ’89 i bën nikoqirin Arbërisë së Dobrajës së Madhe të Lipjanit. “Minatorët” duan t’i ndalin pikët e plota që të pozicionohen sa më lartë në tabelë dhe t’i shmangen vendeve që e largojnë nga elita.
Të njëjtin synim kanë edhe “Stuhia e Kuqe” e cila nën drejtimin e Arbnor Morinës udhëton për pikë.
“Zeri.info” do t’iu mbajë të informuar për çdo ndryshim rezultati në dy takimet.
Feronikeli 1-1 Gjilani
81′ Hoti futet mirë në zonë, por gabon në harkim
68′ Mendurim Hoti ndëshkohet me karton të verdhë
66′ Iniciativ e Feronikelit, Milinkoviq gjuan me kokë, topi shkon mbi kokë
56′ Feronikeli hidhet në sulm, Koliçi shpëton Gjilanin pas rastit të mirë nga Maliqi
51′ GOOOL! Gjilani gjen golin e barazimit, shënon mesfushori Useini
46′ Busiq lëshon rast të mirë për ta barazuar rezultatin
45′ Fillon pjesa e dytë
40+1′ Mbyllet pjesa e parë
38′ Gjilani arrin ta gjejë rrugën e golit, por anulohet për shkak të pozitës jashtë lojës
33′ Hoxha i vendasve harkon mirë, por askush nga bashkëlojtarët nuk i përgjigjet
28′ Ardit Hila i mysafirëve gjuan nga larg, e lehtë për Avdylin e Feronikelit
20′ GOOL! Feronikeli shënon golin e epërsisë kundër Gjilani, Adem Maliqi ka realizuar
16′ Nikaq gjendet mirë në zonë, por nuk arriti të godas topin, mbetet 0:0 në Drenas
11′ Lojë e kujdesshme, kryesisht në mesfushë
02′ Gjilani e nis takimin furishëm, Progni lëshon rast të artë përballë me portën
01′ Nis takimi në “Rexhep Rexhepi”
Formacionet zyrtare:
Feronikeli: Avdyli, Dabiqaj, Hoti, Malaj, Da Silva, Maliqi, Balde, Hoxha, Bojku, Milinkovic, Kojaseviq. Kryetrajner: Klodian Duro
Gjilani: Koliçi, Rapa, Fustar, Veliu, Sorsa, Hila, Useini, Musolli, Hajdari, Progni, Nikac. Kryetrajner: Bylbyl Sokoli
Gjyqtarë: Dardan Caka, Fatlum Berisha, Elvis Bicaj, Vigan Ibërdemaj
Trepça ’89 1-1 Arbëria
68′ GOOOL! Trepça ’89 barazon rezultatin kundër Arbërisë
58′ Kaçiu heroi i mysafirve deri më tani, shpëton skuadrën pas dy tentimeve nga Darwish
50′ Dominim i vendasve
49′ Goditje e fuqishme nga Muja, pret Kaçiu, mban skuadrën e tij në avantazh
45′ Nis pjesa e dytë
40+3′ Përfundon pjesa e parë
40′ Mbrojtje e ngjeshur e Arbërisë, Trepça ’89 ende pa realizuar golin e barazimit
25′ Mbrojtësi Berisha i vendasve gjendet mirë, gjuan me kokë por shkon jashtë
20′ Trepça ’89 po dominon pas golit të Arbërisë
13′ “Minatorët” në kërkim të golit të barazimit
04′ GOOL! Arbëria kalon në avantazh, shënon Hoti
01′ Nis takimi në Mitrovicë
Formacionet zyrtare:
Trepça ’89: Hyseni, Pllana, Berisha, Nimani, Muja, Darwish, Rrahmani, Muja, Jashari, Shala, Mashau. Kryetrajner: Shpëtim Idrizi
Arbëria: Kaçiu, Arrabal, Zabërgja, Bahtiri, Avdulli, Lika, Hoti, Kryeziu, Bruqi, Beqiri, Lekaj. Kryetrajner: Arbnor Morina
Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Bardh Ajeti