Sport

Superliga live: Mbyllen pjesët e para në tri ndeshjet e sotme

Superliga vazhdon të shtunën pas një pushimi prej gati dy javësh shkaku i ndeshjeve të përfaqësueses. Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Drenicës është më interesanti që zhvillohet të shtunën prej orës 13:00, në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Gazetasheshi.com.

Kampioni në fuqi Drita do të ketë udhëtim të lehtë në “letër”, pasi që do të përballet me Besën e Pejës.

Të shtunën luhet edhe dueli ndërmjet Feronikelit e Arbërisë derisa të dielën mbyllet kjo xhiro me dy ndeshje.

Gazeta “Sheshi” do ju mbaj të informuar në çdo minutë nga këto tri takime:

LIVE

Gjilani – Drenica 1-0

– Mbyllet pjesa e parë!

+1 minutë shtesë!

42′ Gentrit Dumani (Dre) ndëshkohet me karton të verdhë!

42′ Arbër Çyrbja (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

33′ Jeton Dushi (Dre) gjuan mbi portë nga distanca.

31′ Gerhard Progni (Gjil) gjuan mbi portë nga ndërprerja.

23′ Argjent Mustafa (Dre) ndëshkohet me karton të verdhë!

18′ Darko Nikaç nuk arrinë ta dërgojë topin drejt portës së zbrazët pas një pasimi fantastik nga Ardit Hila.

11′ GOOOL… Darko Nikaç (Gjil) realizon me kokë pas harkimit të Keita Aziz, 1-0.

05′ Valdo Zeqaj (Dre) ndëshkohet me karton të verdhë!

05′ Muhamed Useini (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Frashëri, Fustar, Veliu, Jackson, Aziz Keita, Useini, Hila, Progni, Çyrbja, Nikaç. Kryetrajner: Gentjan Mezani

Drenica: Ymeri, Lushtaku, Zeqo, Miftaraj, Dumani, A.Mustafa, Dushi, Elshani, Kerim, Zabërgja, Murati. Kryetrajner: Bledar Devolli

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Imran Kabashi, Lumturije Muhadri, Bardh Ajeti

Stadiumi i qytetit – Gjilan

Feronikeli – Arbëria 1-0

– Mbyllet pjesa e parë!

+2 minutë shtesë!

43′ GOOOL… Albert Dabiqaj (Fer) gjendet mjaft bukur brenda zonës dhe me një goditje fantastike realizon për 1-0.

42′ Albion Pllana (Fer) provon goditjen nga largësia, por pret sërish Donat Kaçiu.

38′ Marko Simonovski (Fer) gjuan brenda zonës, por pret Donat Kaçiu.

36′ Jean Carioca (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë!

28′ Albert Dabiqaj (Fer) gjuan me kokë mbi portë.

17′ Almir Kryeziu (Arb) depërton bukur brenda zonës, por në momentet e fundit Lapidar Lladrovci i’a mohon golin duke e dëbuar topin në fundore.

12′ Almir Kryziu (Arb) gjuan nga distanca, por jashtë portës.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Smakiqi, Balde, Pllana, Hoxha, Lladrovci, Dabiqaj, Bojku, Da Silva, Maliqi, Shala, Simonovski. Kryetrajner: Klodian Duro

Arbëria: Kaçiu, Arrabal, Bahtiri, Zabergja, Avdulli, Kryeziu, Ibrahimi, Bruqi, Bilalli, Pira, Kashtanjeva. Kryetrajner: Arbnor Morina

Gjyqtarë: Tefik Maloku, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Ilir Mehmeti

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi” – Drenas

Besa – Drita 1-3

Fotografia e Drita FC
– Mbyllet pjesa e parë!

+1 minutë shtesë!

39′ GOOOL… Betim Haxhimusa realizon për ta rikthyer epërsinë e dy golave te mysafirët, 1-3.

18′ GOOOL… Besa ngushton rezultatin ndaj Dritës.

10′ GOOOL… Astrit Fazliu ka realizuar golin e dytë për skuadrën mysafire, 0-2.

08′ Fidan Gërbeshi humbet penaltinë për Dritën!

04′ GOOOL… Betim Haxhimusa ka kaluar në epërsi skuadrën e Dritës, 0-1

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Besa: Kolaj, Sekic, Ajdini, Matos, Ibrahimi, Salihu, Halili, Sheqerolli, Sebastina, Syla, Matheus. Kryetrajner: Jerome Klein

Drita: Rexhepi, Brdarovski, Limani, Gërbeshi, Jamal, Ahmeti, B.Shabani, Fazliu, Ajzeraj, Xh.Shabani, Haxhimusa. Kryetrajner: Ardian Nuhiu

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Meriton Berisha, Alban Ejupi, Genc Nuza

Stadiumi: “Tahir Vokshi” – Brestovik

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-bashkëlojtarët e Sinanit me telegram emocionues ngushëllimi për familjen dhe shokët e tij

Sport

Arsyet që e shtyjnë Messin të pranojë ofertën e PSG-së

Sport

Prishtina mëson kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Kampionëve

Sport

Orari i javës së fundit në Ligën e Dytë, ndeshja kryesore në Kamenicë