Sport

Superliga live: Llapi – Trepça’89, shënohen dy gola të shpejtë në Podujevë

Superliga e Kosovës rikthehet sot në aksion me tri ndeshje tejet interesante.

Padyshim, kryendeshja e javës së 12-të në elitën e futbollit kosovar luhet në Gjilan, shkruan “Zeri.info”.

Në stadiumin e qytetit në Gjilan, Drita është nikoqire e FC Prishtinës.

Nga ana tjetër, në stadiumin “Bajram Aliu” luhet derbi lokal mes Drenicës dhe Feronikelit.

Kurse, në Podujevë, Llapi e pret Trepçën’89.

Të gjitha ndeshjet e sotme nisin nga ora 13:30. /Zeri.info

Drita – FC Prishtina 0:0

41′ Goditje e jashtëzakonshme nga Astrit Fazliu, por pret Eglant Haxho.

39′ Aksion i bukur nga Drita, por Blakçori dështon ta dërgojë topin në rrjetë.

38′ Goditje e bukur nga Xhevdet Shabani i Dritës, por gjuajtja e tij përfundon jashtë.

35′ Kombinim i mirë nga skuadra e Dritës, por mbrojtja prishtinase tregohet stabile.

33′ Harkim i mirë nga Brdarosvki i Dritës, por largon mbrojtja e FC Prishtinës.

30′ Lojë e qetë në Gjilan. Të dyja skuadrat po tregohen të kujdesshme në mbrojtje.

23′ Drita kërkon ta gjejë golin e epërsisë, me të gjitha forcat në sulm.

Kjo është tribuna “VIP” në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Image
19′ Erjon Vucaj dështon të gjuajë nga pika e bardhë. Pret Haxho.

18′ Penallti për Dritën pas ndërhyrjes së Gledi Micit në Almir Ajzerajn.

15′ Goditje e rrezikshme nga Lumbardh Dellova i FC Prishtinës, por për mrekulli pret Faton Maloku i Dritës.

09′ Endrit Krasniqi depërton në mënyrë të përsosur, por goditja e tij nuk shkon në portë.

1′ Nis ndeshja në Gjilan.

Drita: Maloku, Brdarovski, Limani, Cuculi, Blakqori, Vucaj, Namani, Fazliu, Shabani, Xh.Shabani, Rexha

FC Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, E.Krasniqi, Abazi, Mankenda, John.

Stadiumi: I qytetit, Gjilan

Drenica – Feronikeli 0:0

44′ Drenica tenton me çdo kusht ta gjejë golin e epërsisë, por mbrojtja e Feronikelit është e vendosur mjaft mirë.

39′ Futbollistët e Feronikelit nisen bukur në sulm. Por, mbrojtja e Drenicës largon topin jashtë.

36′ Genc Hamiti i Drenicës lëndohet rëndë, largohet nga fusha me barellë.

34′ Ndeshje interesante në Skënderaj, raste për të dyja skuadrat, por ende pa gola.

26′ Rast i mirë për Feronikelin, por Miliçkoviç në “offside”.

24′ Rast i jashtëzakonshëm për Drenicën, por mbrojtja mysafire tregohet e fortë.

14′ Harkim i mirë nga Lushtaku (Dre), por Ilir Avdyli, portieri mysafir është i vëmendshëm.

07′ Ndeshje interesante në Skënderaj, të dyja skuadrat kërkojnë ta gjejnë golin e parë.

1′ Nis ndeshja në Skënderaj.

Drenica: Ymeri, Dushi, Zeqaj, Elshani, Hamiti, Dumani, Bejta, Lushtaku, Miftaraj, Zabergja, Mëziu

Feronikeli: Avdyli, Prince, Thaqi, Lladrovci, Carioca, Pllana, Hoxha, Milickovic, Maliqi, Hoti.

Stadiumi: “Bajram Aliu”, Skënderaj

Llapi – Trepça’89 3:0

44′ GOOOOOOL. Llapi e trefishon epërsinë, shënon sërish Sadriu.

42′ GOOOOOOL. Hyseni realizon për 2:0 për Llapin.

31′ Hyseni, portieri i 89-shit pret gjuajtjen e Sadriut. Mbetet 1:0.

20′ GOOOOOOL. Edon Sadriu e dërgon Llapin në epërsi 1:0.

10′ Llapi tenton ta shënojë golin e parë, por një pasim i gjatë shkon në duart e portierit Hyseni.

05′ Ende asnjë rast serioz deri më tani për asnjërën skuadër në Podujevë.

1′ Nis ndeshja në Podujevë.

Llapi: Hoffman, Peposhi, Prençi, Emini, Maliqi, Shabani, Al.Ramadani, Hoti, Begolli, Sadriu, Hyseni

Trepça’89: Hyseni, Nimani, Muja, Rrahmani, Dedia, Ar.Muja, Nebihu, Ademi, Avdyli, L.Avdyli, Sie.

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”, Podujevë. /

Postime të ngjajshme
Sport

Zeqiri: Mezani gaboi në zëvendësime, duhej të futej në lojë ky futbollist

Sport

Ish futbollisti i Gjilanit: Mezani është fajtor, ai duhet të jep dorëheqje!

Sport

Presidenti i Dritës mburret me fitoren, drejtori sportiv e ka me kritikët!

Sport

Devolli rrëfehet për aventurën te Drenica