
Java e 20-të në elitën e futbollit kosovar do të startojë ditën e sotme.
Ndeshja e vetme në program është ajo mes Arbërisë dhe Prishtinës, që do të zhvillohet në qytetin e Ferizajt.
Dy skuadrat kanë synime krejtësisht të kundërta, pasi debutuesit e Arbërisë kërkojnë të mbetën në elitën e futbollit kosovar, derisa Prishtina synon të rikthehet te titulli pas shtatë viteve mungesë.
Ndeshjen e fundit Arbëria ka barazuar në udhëtim te Trepça ’89, derisa Prishtina mori fitore 3-1 ndaj Drenicës në stadiumin Fadil Vokrri.
LIVE: Arbëria 0-3 Prishtina
72′ Arbëria po provon ta gjejë golin e nderit, Bruqi provoi… por mbi portë
70′ Shillova zverdhet pas një ndërhyrje në lojtarët kundërshtar
68′ Kashtanjeva inkuadrohet tek Arbëria, Prapashtica tek Prishtina
65′ Vjen kartoni i parë i verdhë në këtë duel, ndëshkohet Besnik Krasniqi i kryeqytetasëve.
63′ Shillova driblon bukur dhe godet, topi shkon mbi portë
61′ Muça dhe Bardhoku futen në lojë tek mysafirët, jashtë dalin Bekteshi dhe E.Krasniqi
59′ Arbnor Morina kryen zëvendësimin e radhës, Anes Hot futet në vend të Marclei Santos
56′ Tjetër rast për Arbërinë, Bahtiri gjuan jashtë
54′ Lekaj godet nga brenda zonës, pret lehtë Nika
52′ Endrit Krasniqi provon goditjen, topi shkon mbi portë
46′ Arbëria me dy zëvendësime për pjesën e dytë: Aldovic dhe Hyseni futen në lojë, jashtë dalin Beqiri dhe Zabërgja
45′ Fillon pjesa e dytë e takimit në Ferizaj
45′ Nuk ka shtesë, përfundon pjesa e parë
44′ Prishtina me aksion të tejzgjatur, por nuk ka goditje pasi topi largohet nga mbrojtja vendasëve.
37′ GOOOL! Prishtina shënon përsëri, 0-3. Leutrim Kryeziu shënon pas disa goditjeve të tij në minutat e fundit.
30′ Shillova godet, e pret lehtë Kaqiu
29′ Kryeziu provon goditjen, topi shkon jashtë portës së Kaqiut
25′ Pas realizimit të dy golave, Prishtina po e menagjon me sukses këtë takim
21′ GOOOL! Prishtina realizon për 0-2, përsëri Leonit Abazi shënon pas asistimit të Shillovës.
17′ Almir Kryeziu e qon topin në rrjetë pas një goditje të lirë, por fatkeqësisht ishte rrjeta e jashtme, rezultati mbetet 0-1.
13′ Marclei Santos godet nga brenda zonës, topi shkon ngjitur me shtyllën e portierit Nika.
09′ GOOOOL! Prishtina realizon me anë të Leonit Abazit, supergoditje e tij.
07′ Besnik Krasniqi harkon në zonë, Endrit Krasniqi godet… por largohet rreziku nga mbrojtja vendase.
04′ Arbëria po e dominon ndeshjen në këto minuta të para, megjithatë nuk ka ndonjë rast konkret
01′ Ka filluar ndeshja në Ferizaj
Formacionet zyrtare:
Arbëria: Kaçiu/ Beqiri, Lekaj, Arrabal, Avdulli, Bruqi, Bahtiri, Zabërgja, Lika, Kryeziu, Santos.
Prishtina: Nika/ B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, E.Krasniqi, Abazi, Shillova, Kryeziu.