Sport

Superliga LIVE: Ka gol në ndeshjen Prishtina – Drenica

Stinori pranveror në Superligën e Kosovës do të rikthehet në mesditën e sotme me tri ndeshje tejet interesante.

Padyshim, ndeshja më interesante sot do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, raporton “Zeri.info”.

Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita do të jetë nikoqire e Llapit të Tahir Batatinës.

Ndërkaq, nënkampioni vjeshtor, Ballkani përballet me Besën e Pejës në “Tahir Vokshi”, duke kërkuar një fillim të mbarë në kampionat.

Dhe për fund, FC Prishtina dhe Drenica do të jetë dueli i tretë i ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Tri ndeshjet në fjalë janë të vlefshme për javën e 19-të në Superligë dhe luhen nga ora 13:00.

Drita – Llapi 0:0

19′ Ndeshje tejet interesante, vazhdon të bie bie borë, dhe të dyja skuadrat po kërkojnë golin e fitores.

16′ Llapi vazhdon sulmet ndaj Dritës, kërkon golin e epërsisë, por mbrojtja gjilanase e vëmendshme.

14′ Llapi me një rast të jashtëzakonshëm. Leutrim Rexhepi, portieri vendas pret goditjen e Kastriot Selmanit dhe topi më pas prek shtyllën.

11′ Valmir Veliu i Llapit hyn furishëm në zonë,por ndalet nga mbrojtja vendase.

10′ Astrit Fazliu i Dritës shumë pranë golit të parë sot, por Marijan Coriq pret për mrekulli.

7′ Dominim i plotë i Dritës ndaj Llapit në Gjilanit.

1′ Nis ndeshja.

Pamje nga stadiumi i qytetit në Gjilan, aty ku do të luhet sfida Drita – Gjilani. (FOTO: Klan Kosova).

Image
Formacionet zyrtare

Drita: Rexhepi, Brdarovski, Limani, Gërbeshi, Arago, B.Shabani, Fazliu, Namani, Xh.Shabani, Ajzeraj, Rexha. Trajner: Ardian Nuhiu.

Llapi: Coriq, Peposhi, Shabani, Prençi, Emini, Zeqiri, Hoti, Zhdrella, Veliu, Selmani, Sadriu. Trajner: Tahir Batatina.

Stadiumi: I qytetit, Gjilan

FC Prishtina – Drenica 1:0

23′ Kundërsulm i FC Prishtinës, por Leutrim Kryeziu rrëshqet dhe topi rikthehet mbrapa te Lorik Boshnjaku.

22′ Aksion i rrezikshëm i Drenicës, mysafirët kërkojnë penallti, por kështu nuk mendon gjyqtari.

20′ Zyba mundohet të shërbejë Kryeziun (Pr), por ndërhynë kapiteni i Drenicës, Azem Bejta.

19′ Presion i lartë nga futbollistët vendas, Drenica nuk po arrinë të krijojë asgjë deri më tani.

13′ GOOOOOOL. Aksion i bukur në kryeqytet, Alban Shillova realizon për 1:0.

10′ Depërtim i mirë i Leotrim Kryeziut (PR), topi shkon tek Abazi, por në fund gjuajtjen e tij e pret Arion Ymeri i Drenicës.

8′ Trysni e madhe e futbollistëve prishtinas, vendas kërkojnë me deomos golin e epërisë.

7′ Rast i mirë për vendasit për golin e epërsisë, por pa sukses bashkëpunimi i futbollistëve.

‘5 Vazhdon të jetë rezultati 0:0

1′ Nis ndeshja.

FC Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Muça, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, E.Krasniqi, Abazi, Shillova, Kryeziu. Trajner: Zekirija Ramadani.

Drenica: Ymeri, Gjoni, Qaqi, Bejta, Dumani, Ramadani, Rapo, Denisson, Cikani, Zabërgja, Mustafa. Trajner: Bledar Devolli.

Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Besa – Ballkani 0:0

1’ Nis ndeshja me 20 minuta vonesë, arsyeja e kësaj është ngjyrosja e vijave me ngjyrë të kuqe.

Besa: Pas pak…

Ballkani: Haxhihamza, Thaqi, Potoku, Berisha, Hoxha, Gripshi, E.Krasniqi, Kuq, Prekazi, Jashanica, Baftiu. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Stadiumi: “Tahir Vokshi”, Pejë

Postime të ngjajshme
Sport

Presidenti i Prishtinës takohet me atë të Dritës dhe pyet se kush do të del kampion?!

Sport

Agjenti i Rrahmanit flet për të ardhmen e mbrojtësit të Kosovës

Sport

FFK me projekt të ri për futbollin e femrave, subvencionohen lojtaret dhe trajnerët

Sport

U hodh shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave