Sport

Superliga LIVE: Ka gol në ndeshjen, Besa – Drenica

Xhiro e 29-të e Superigës së Kosovës fillon me ndeshjen e ditës së premte (16 prill), ku takohen Besa dhe Drenica.

Takimi ndërmjet dy skuadrave që kanë edicione të barabarta të kaluara në Superligë (20), do të jetë më ndryshe se herëve të tjera, pasi të dyja luajnë për mbijetesë.

Pejanët duken të dorëzuar prej kohësh në këtë objektiv, mirëpo shihet se ata mbeten të përkushtuar për të mbyllur një edicion të siç duhet.

Në anën tjetër kuqezinjtë nga Skenderaj kërkojnë ta lënë prapa duelin e xhiros së shkuar ndaj Prishtinës dhe synojnë që të rikthehen te fitoret për të vazhduar garën e mbijetesës.

 

LIVE BESA – DRENICA 1:0

25′ GOL! Ardi Qorri (Bes) lanson një ‘projektil’ nga gjuajtja e lirë me topin që përplaset për rrjetën e Arion Ymerit, 1-0.

05′ Baton Zabërgja (Dre) gjuan nga afërsia, por goditja e tij ishte e plogështë dhe përfunduan në duart e ‘gardianit’ Agron Kolaj.

-Fillon takimi.

Formacionet zyrtare:

Besa: Kolaj, Maliqi, Hana, Ajdini, Xhaka, Salihu, Beseni, Brruti, Qorri, Syla, Tahiri. Kryetrajner: Leotrim Krasniqi

Drenica: Ymeri, Frashëri, Bejta, Gjoni, Duani, Ramadani, Dervishaj, Rapo, Rugova, Uka, Zabërgja. Kryetrajner: Sami Sermaxhaj

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Arben Halilaj

Stadiumi: “Tahir Vokshi” – Brestovik

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës