Sport

Superliga LIVE: Gjilani – Prishtina, Dukagjini – Feronikeli, rezultatet momentale

Java e 13-të në BKT Superligën e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshjet që janë në program për tu zhvilluar.

Padyshim që vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Gjilan, ku takohen rivalët për titull, Gjilani dhe Prishtina.

Dy skuadrat kanë shprehur hapur se qëllimin e kanë titullin dhe në këtë takim futen vetëm për tri pikët.

Kjo ndeshje fillon nga ora 13:30 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Duel shumë interesant pritet të zhvillohet edhe në Klinë, ku Dukagjini pret Feronikelin.

Klinasit kanë tri ndeshje pa fitore, derisa Feronikeli ka pësuar katër disfata radhazi. /Gazeta Olle/

Gjilani – Prishtina 0:1

– Mbyllet pjesa e parë

+ 3 minuta shtesë

45′ Besnik Krasniqi (Prishtina) ndëshkohet me të verdhë

37′ Torassa (Gjilani) gjuan por qëllon shtyllë nga një harkimi i Prognit, shpëton kësaj radhe Prishtina

33′ Kryeziu (Prishtina) ndëshkohet me të verdhë

30′ GOOOOL! Hoti kalon në epërsi bardhekaltërit

27′ Dardan Qaka ndërpren lojën për disa sekonda,banka rezervë e SC Gjilanit nuk pajtohet me disa nga vendimet e gjyqtarit kryesor

14′ Progni (Gjilani) provon të kaloj në epërsi ekipin e tij, mirëpo Halimi ndalon këtë gjë

10′ Otto John (Prishtina) i vetëm përball portierit nuk arrinë të mposht Koliqin

1′ Fillon ndeshja, atmosferë fantastike nga dy tifozeritë

– Tifozëria nga kryeqyteti “Plisat” kanë udhëtuar në Anamoravë për të përkrahur ekipin e tyre dhe kërkojnë pikët maksimale nga Prishtina.

Formacionet zyrtare

Gjilani: Koliqi, Sorsa, Halili, Useini, Hoxha, Dabiqaj, Musolli, Hajdari, Torassa, Progni, Krasniqi.

Prishtina: Halimi, Krasniqi, Bekteshi, Atanda, Mici, Karabeci, E. Krasniqi, Boshnjaku, Hoti, Kryeziu, John.

Gjyqtarët: D. Çaka, B. Selimaj, E. Bicaj, B. Ajeti – VAR: E. Zasella, I. Ceroviku

Dukagjini – Feronikeli 0-0

66′ VAR nuk bindet për penallti, fundore për Smakiqin

65′ Ahmed Januzi (Dukagjini) nuk arrinë të mposht Smakiqin; VAR po e rishikon mundësin për penallti

46′ Fillon pjesa e dytë

– Mbyllet pjesa e parë

+ 2 minuta shtesë

35′ Ahmeti (Dukagjini) teston Smakiqin

22′ Kuçi (Dukagjini) ndëshkohet me të verdhë

21′ Rasti i parë në ndeshje, Behar Maliqi (Feronikel) rrezikon portën kundërshtare por goditja e tij përfundon mbi portën e Kenan Haxhihamzës

1′ Fillon ndeshja në 18 Qershori

Formacionet zyrtare

Dukagjini: Haxhihamza, Basri, Shala, Kuçi, Ahmetaj, Mulaj, Januzi, Da Silva, Dallku, Shabani, Jashanica.

Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Pllana, Shabani, Kiqina, Morina, Bejta, Maliqi, Gashi, Cervadiku, Kastrati.

Gjyqtarët: V. Kastrati, M. Berisha, T. Ibërdemaj, V. Hoxha – VAR: M. Bejtullahu, E. Podvorica

Postime të ngjajshme
Sport

17 futbollistë rezultojnë pozitiv me Covid, skuadra portugeze futet në fushë me nëntë lojtarë

Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Villarreal dhe Barcelonës, por Depay humbet një shans të artë

Sport

Formacionet zyrtare: Villarreal - Barcelona

Sport

Vushtrria kampion vjeshtor në prag të 100 vjetorit të klubit, ja si e festuan fitoren e sotme