Sport

SUPERLIGA LIVE: Feronikeli – Gjilani, realizohet goli i dytë

Java e 19-të në Superligën e Kosovës në futboll mbyllet ditën e hënë (sot) me dy ndeshje në program, shkruan “Zeri.info”.

Vëmendja do të jetë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” aty ku Feronikeli e mirëpret skuadrën e Gjilanit. “Industrialistët” duan t’ia vazhdojnë krizën “kuqebardhëve” që pësuan humbje shokuese në Kupë nga Istogu (2:0) javën e kaluar.

Gjilani në anën tjetër ka objektiv pikët maksimale pasi në rast të ndonjë opsioni tjetër mbetet shumë larg rivalëve për kreun e tabelës.

Takimi tjetër zhvillohet në “Riza Lushta” të Mitrovicës ku Trepça ’89 i bën nikoqirin Arbërisë së Dobrajës së Madhe të Lipjanit. “Minatorët” duan t’i ndalin pikët e plota që të pozicionohen sa më lartë në tabelë dhe t’i shmangen vendeve që e largojnë nga elita.

Të njëjtin synim kanë edhe “Stuhia e Kuqe” e cila nën drejtimin e Arbnor Morinës udhëton për pikë.

“Zeri.info” do t’iu mbajë të informuar për çdo ndryshim rezultati në dy takimet.

Feronikeli 1-1 Gjilani

51′ GOOOL! Gjilani gjen golin e barazimit, shënon mesfushori Useini

46′ Busiq lëshon rast të mirë për ta barazuar rezultatin

45′ Fillon pjesa e dytë

40+1′ Mbyllet pjesa e parë

38′ Gjilani arrin ta gjejë rrugën e golit, por anulohet për shkak të pozitës jashtë lojës

33′ Hoxha i vendasve harkon mirë, por askush nga bashkëlojtarët nuk i përgjigjet

28′ Ardit Hila i mysafirëve gjuan nga larg, e lehtë për Avdylin e Feronikelit

20′ GOOL! Feronikeli shënon golin e epërsisë kundër Gjilani, Adem Maliqi ka realizuar

16′ Nikaq gjendet mirë në zonë, por nuk arriti të godas topin, mbetet 0:0 në Drenas

11′ Lojë e kujdesshme, kryesisht në mesfushë

02′ Gjilani e nis takimin furishëm, Progni lëshon rast të artë përballë me portën

01′ Nis takimi në “Rexhep Rexhepi”

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Avdyli, Dabiqaj, Hoti, Malaj, Da Silva, Maliqi, Balde, Hoxha, Bojku, Milinkovic, Kojaseviq. Kryetrajner: Klodian Duro

Gjilani: Koliçi, Rapa, Fustar, Veliu, Sorsa, Hila, Useini, Musolli, Hajdari, Progni, Nikac. Kryetrajner: Bylbyl Sokoli

Gjyqtarë: Dardan Caka, Fatlum Berisha, Elvis Bicaj, Vigan Ibërdemaj

Trepça ’89 0-1 Arbëria

49′ Goditje e fuqishme nga Muja, pret Kaçiu, mban skuadrën e tij në avantazh

45′ Nis pjesa e dytë

40+3′ Përfundon pjesa e parë

40′ Mbrojtje e ngjeshur e Arbërisë, Trepça ’89 ende pa realizuar golin e barazimit

25′ Mbrojtësi Berisha i vendasve gjendet mirë, gjuan me kokë por shkon jashtë

20′ Trepça ’89 po dominon pas golit të Arbërisë

13′ “Minatorët” në kërkim të golit të barazimit

04′ GOOL! Arbëria kalon në avantazh, shënon Hoti

01′ Nis takimi në Mitrovicë

Formacionet zyrtare:

Trepça ’89: Hyseni, Pllana, Berisha, Nimani, Muja, Darwish, Rrahmani, Muja, Jashari, Shala, Mashau. Kryetrajner: Shpëtim Idrizi

Arbëria: Kaçiu, Arrabal, Zabërgja, Bahtiri, Avdulli, Lika, Hoti, Kryeziu, Bruqi, Beqiri, Lekaj. Kryetrajner: Arbnor Morina

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Bardh Ajeti

Postime të ngjajshme
Sport

Zyrtare: Suad Sahiti transferohet në Kroaci

Sport

Ndryshime edhe në futbollin e femrave, Afërdita Fazlija largohet nga posti i trajneres së Kosovës

Sport

Formacionet e mundshme: Liverpool – Chelsea

Sport

Momenti kur harkimi i Valon Berishës ia sjell tri pikës Reimsit