Sport

Superliga live: Feronikeli – Arbëria, publikohen formacionet startuese

Pas ndeshjeve ndërkombëtare, sot (e shtune) do të rikthehet futbolli elitar i Kosovës me disa ndeshje tejet interesante.

Në këtë fundjavë, do të zhvillohet java e 13-të në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, raporton “Zeri.info”.

Tri ndeshje do të luhen sot, ndërsa dy të tjera luhen në mesditën e së dielës.

Gjilani e pret sot Drenicën në Anamoravë, në një ndeshje ku të dyja skuadrat synojnë vetëm rezultat pozitiv, sidomos skuadra vendase.

Feronikeli, skuadra që së fundmi ka pasur disa probleme të brendshme, e pret në shtëpi skuadrën simpatike nga Lipjani, Arbëria e Dobrajës.

Dhe për fund, Besa do ta sfidojë kampionen e Kosovës, Dritën në Pejë.

Të tri ndeshjet e sotme nisin nga ora 13:00.

Feronikeli – Arbëria 13:00

Formacionet zyrtare

Feronikeli: Smakiqi, Dabiqaj, Lladrovci, Bojku, Carioca, Maliqi, Shala, Pllana, Balde, Simonovski, Hoxha. Kryetraner: Klodian Duro.

Arbëria: Kaçiu, Arrabal, Bahtiri, Zabërgja, Avdulli, Kryeziu, Brahimi, Bruqi, Bilalli, Pira, Koshtanjeva. Kryetrajner: Arbnor Morina.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-bashkëlojtarët e Sinanit me telegram emocionues ngushëllimi për familjen dhe shokët e tij

Sport

Arsyet që e shtyjnë Messin të pranojë ofertën e PSG-së

Sport

Prishtina mëson kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Kampionëve

Sport

Orari i javës së fundit në Ligën e Dytë, ndeshja kryesore në Kamenicë