
Java e 20-të në elitën e futbollit kosovar do të vazhdojë ditën e sotme me dy takime mjaftë interesante.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita nuk pritet të ketë punë të lehtë, pasi pret Trepçën ’89 në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Gjilanasit duan triumfin e dytë në edicionin pranveror, derisa Minatorët kanë udhëtuar për të shkaktuar befasi.
Te Drita nga lëndimet janë kthyer edhe dy yjet, Faton Maloku e Ardian Cuculi që ndodhen në bankën rezervë.
Ndeshje mjaftë interesante pritet të zhvillohet edhe në fushën me bari sintetik në Drenas,ku Drenica pret Besën e Pejës.
Kuqezinjtë janë në kërkim të fitores, pasi vetëm në këtë mënyrë do të largoheshin nga pozita e parafundit në tabelë.
Në anën tjetër Besa duket e dorëzuar tanimë, por udhëton drejt Drenasit për të shkaktuar befasi.
LIVE: Drita 0-2 Trepça ’89
45+3′ Përfundon pjesa e parë
45′ GOOOL! Dyfishohet epërsia e mysafirëve
40′ Rexha me rast të mirë brenda zonës, topin nga këmbët ia largon Berisha
32′ Drita e ka iniciativën për të barazuar, mbrojtja mysafire në nivelin e detyrës
25′ Bujar Shabani provon goditjen, topi mbi portë
22′ Kalon gjysma e pjesës së parë, Drita nuk po arrinë të krijoj rast të mirë shënimi
14′ GOOOOL! Trepça ’89 realizon për 0-1, Zeki Ademi ishte golashënuesi.
08′ Rexha rrezikon i pari, pas goditjes së tij me kokë topi shkon jashtë
01′ Ka filluar ndeshja në Gjilan
Formacionet zyrtare:
Drita: Rexhepi, Arago, Limani, Namani, Ahmeti, Xh.Shabani, Blakcorri, B. Shabani, Fazliu, Rexha, Alidema.
Trepça ’89: Hyseni, Pllana, Berisha, Nimani, Arb. Muja, Darwish, Ard. Muja, Jashari, Shala, Ademi, Mashau.
(Gjyqtarët e ndeshjes: Besfort Kasumi, Lumturije Muhadri, Alban Ejupi)
LIVE: Drenica 0-0 Besa
45+2′ Përfundon pjesa e parë
40′ Durim Zhuri me goditjen e parë të Besës, mbi portë megjithatë
38′ Zabëgja godet përsëri, këtë herë devijohet në rivënie nga këndi
36′ Zabërgja me rast të mirë shënimi, por pa sukses para portierit Kolaj
29′ Rapo godet, por mbrojtësit mysafir e ndalin topin para se të shkojë drejt portës
25′ Denisson godet, por devijon Halili… vetëm këndore për vendasit
21′ Xhaka harkon, topin e kap Arion Ymeri
20′ Drenica me rastin më të mirë deri më tani, pritet topi nga Agron Kolaj
12′ Uka provon goditjen, por e ndal lehtësisht portieri Kolaj
10′ Ritëm i ulët i lojës deri më tani, asnjë rast i mirë për tu përmendur
01′ Ka filluar ndeshja në Drenas
Formacionet zyrtare:
Drenica:
Besa:
(Gjyqtarët e ndeshjes: Visar Kastrati, Meriton Berisha, Bashkim Hyseni).