
Stinori pranveror në Superligën e Kosovës do të rikthehet në mesditën e sotme me tri ndeshje tejet interesante.
Padyshim, ndeshja më interesante sot do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, raporton “Zeri.info”.
Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita do të jetë nikoqire e Llapit të Tahir Batatinës.
Ndërkaq, nënkampioni vjeshtor, Ballkani përballet me Besën e Pejës në “Tahir Vokshi”, duke kërkuar një fillim të mbarë në kampionat.
Dhe për fund, FC Prishtina dhe Drenica do të jetë dueli i tretë i ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Tri ndeshjet në fjalë janë të vlefshme për javën e 19-të në Superligë dhe luhen nga ora 13:00.
Drita – Llapi 13:00
Formacionet zyrtare
Drita: Rexhepi, Brdarovski, Limani, Gërbeshi, Arago, B.Shabani, Fazliu, Namani, Xh.Shabani, Ajzeraj, Rexha. Trajner: Ardian Nuhiu.
Llapi: Coriq, Peposhi, Shabani, Prençi, Emini, Zeqiri, Hoti, Zhdrella, Veliu, Selmani, Sadriu. Trajner: Tahir Batatina.
Stadiumi: I qytetit, Gjilan
FC Prishtina – Drenica 13:00
FC Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Muça, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, E.Krasniqi, Abazi, Shillova, Kryeziu. Trajner: Zekirija Ramadani.
Drenica: Ymeri, Gjoni, Qaqi, Bejta, Dumani, Ramadani, Rapo, Denisson, Cikani, Zabërgja, Mustafa. Trajner: Bledar Devolli.
Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Besa – Ballkani 13:00
Besa: Pas pak…
Ballkani: Haxhihamza, Thaqi, Potoku, Berisha, Hoxha, Gripshi, E.Krasniqi, Kuq, Prekazi, Jashanica, Baftiu. Trajner: Bledi Shkëmbi.
Stadiumi: “Tahir Vokshi”, Pejë