Sport

Superliga LIVE: Drenica – Feronikeli dhe Arbëria – Besa

Superliga e Kosovës në futboll sot (e shtunë) ka në program dy ndeshje të vlefshme për javën e 30-të.

Në elitën e futbollit kosovar do zhvillohen dy takime të skuadrave që do të luftojnë për të mos rënë nga liga.

Drenica është nikoqire e Feronikelit në stadiumin “Bajram Aliu” me fillim nga ora 15:00.

Ndeshje që do mund të jetë përcaktuese për njërën skuadër nëse i fiton pikët e plota për të siguruar sa më parë mbijetesën.

Me fillim nga ora 15:00, zhvillohet edhe ndeshja tjetër midis Arbërisë që është e parafundit në tabelë, do të ballafaqohet me Besën, që tashmë edhe automatikisht ka rënë nga liga.

Gazeta Olle si gjithmonë do të ju mbajë të informuar për këto ndeshje.

LIVE Drenica – Feronikeli 0-1

18′ Besmir Bojku (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Besfort Derevishajt.

11′ Da Silva (Fer) i vjedh topin Behar Ramadanit afër zonës dhe gjuan me të djathtën, por topi shkon fare pranë shtyllës pingule.

01′ GOOOL: Marko Simonovski (Fer) përfiton nga një pasim i Jean Da Silvës brenda zonës dhe realizon në portën e Arion Ymerit, 0-1.

-Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Ymeri, Dumani, Ulluri, Gjoni, Frashëri, Jashari, Dervishaj, Ramadani, Uka, Rapo, Zabergja.

Feronikeli: Smakiqi, Loshi, Lladrovci, Thaqi, Hoxha, Malaj, Bojku, Dabiqaj, Da Silva, Maliqi, Simonovski.

LIVE Arbëria – Besa 0-0

17′ Marclei Santos (Arb) gjuan brenda zonës, por pret ‘gardiani’ Visar Haxhijaj.

-Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Arbëria: Kaçiu, Pira, Ibrahimi, Arrabal, Avdulli, Burqi, Bahtiri, Zabërgja, Kryeziu, Lika, Santos.

Besa: Kolaj, Maliqi, Halili, Ajdini, Xhaka, Salihu, Beseni, Sheqerolli, Brruti, Qorri, Tahiri.

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës