Sport

Superliga Live: Ballkani – Llapi, zhbllokohet ndeshja shënohet gol i bukur

ava e 13-të e Superligës së Kosovës në futboll mbyllet sot me dy superndeshje.

Padyshim vëmendja do të jetë në Suharekë ku lideri i tabelës, Ballkanin ballafaqohet me Llapin, shkruan “Zeri.info”.

Për të dyja skuadrat pikët kanë shumë të nevojshme. Ballkani lufton për fitore për ta mbajtur kreun e tabelës, derisa Llapi medoemos i duhen pikët për t’i ikur fundit të tabelës. Kjo ndeshje nis nga ora 13:30.

Gjysmë ore më herët nis një tjetër ndeshje tejet joshëse ku ballafaqohen rivalët e vjetër. Prishtina në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret Trepçën’89.

Superliga Live:

Ballkani – Llapi 1:0

16′ Goool, Nazmi Gripshi ka realizuar për Ballkanin 1:0.

14′ Ballkani ka kërkuar penallti pasi në zonë u pengua Gripshi. Gjyqtari hesht.

01′ Nis ndeshja

Formacionet:

Ballkani: Rugji, Thaqi, Sinani, Jashanica, Potoku, Gashi, Kuç, Baftiu, Gripshi, Krasniqi, Daku. Trajner: Ismet Munishi

Llapi: Hoffman, Emini, Idrizi, Prençi, Peposhi, Shabani, .Ramadani, Hoti, Sadriu, Hyseni, Januzi. Trajner: Tahir Batatina

Gjyqtarë: Dardan Çaka, Fatlum Berisha, Granit Hyseni, Burim Jahmurataj

Prishtina – Trepça ’89 2:0

27′ Gooool, Leutrim Kryziu dyfishon epërsinë 2:0.Image

19′ Endrit Krasniqi i Prishtinës rrezikon nga goditja e dënimit, por pret portieri i Trepçës’89.

11′ Goool, penallti për Prishtinën, realizon Sabien Lilaj 1:0. Rilind Nimani (T’89) luan brenda zonës me dorë.Image

01′ Nis ndeshjaImage

Formacionet:

Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, E.Krasniqi, Abazi, Mankenda, Kryeziu. Trajner: Zekirija Ramadani

Trepça ’89: Prince; Kaçar, Mashau, Berisha, Dedia, Jashari, Nimani, Arb.Muja, Shala, Ard.Muja, Bismark. Trajner: Shpëtim Idrizi

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Bujar Selimaj, Fatlum Jashari, Vigan Ibërdemaj. /Zeri.info

Postime të ngjajshme
Sport

Ballkani vazhdon me fitore, Munishi kërkon përmirësime në këtë repartë

Sport

Devolli: Nuk na mposhti Ballkani

Sport

Tabela e Superligës së Kosovës në futboll pas javës së 14-të

Sport

Drenica – Ballkani: Realizohet goli i parë