Sport

Superliga Live: Ballkani – Llapi, vendasit të papërmbajtshëm shënojnë golin e radhës

ava e 13-të e Superligës së Kosovës në futboll mbyllet sot me dy superndeshje.

Padyshim vëmendja do të jetë në Suharekë ku lideri i tabelës, Ballkanin ballafaqohet me Llapin, shkruan “Zeri.info”.

Për të dyja skuadrat pikët kanë shumë të nevojshme. Ballkani lufton për fitore për ta mbajtur kreun e tabelës, derisa Llapi medoemos i duhen pikët për t’i ikur fundit të tabelës. Kjo ndeshje nis nga ora 13:30.

Gjysmë ore më herët nis një tjetër ndeshje tejet joshëse ku ballafaqohen rivalët e vjetër. Prishtina në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret Trepçën’89.

Superliga Live:

Ballkani – Llapi 3:0

39′ Gooool’, Nazmi Gripshi shënon golin e tretë pas një depërtimi në zonë 3:0

21′ Goool, Ermal Krasniqi me një depërtim spektakolar shënon gol të bukur 2:0Image

16′ Goool, Nazmi Gripshi ka realizuar për Ballkanin 1:0.

14′ Ballkani ka kërkuar penallti pasi në zonë u pengua Gripshi. Gjyqtari hesht.

01′ Nis ndeshja

Formacionet:

Ballkani: Rugji, Thaqi, Sinani, Jashanica, Potoku, Gashi, Kuç, Baftiu, Gripshi, Krasniqi, Daku. Trajner: Ismet Munishi

Llapi: Hoffman, Emini, Idrizi, Prençi, Peposhi, Shabani, .Ramadani, Hoti, Sadriu, Hyseni, Januzi. Trajner: Tahir Batatina

Gjyqtarë: Dardan Çaka, Fatlum Berisha, Granit Hyseni, Burim Jahmurataj

Prishtina – Trepça ’89 2:1

46′ Nis pjesa e dytë

45+1′ Mbyllet pjesa e parë

45′ Trepça’89 ka ngushtuar epërsinë e Prishtinës me golin e shënura nga Sie

27′ Gooool, Leutrim Kryziu dyfishon epërsinë 2:0Image

19′ Endrit Krasniqi i Prishtinës rrezikon nga goditja e dënimit, por pret portieri i Trepçës’89

11′ Goool, penallti për Prishtinën, realizon Sabien Lilaj 1:0. Rilind Nimani (T’89) luan brenda zonës me dorëImage

01′ Nis ndeshjaImage

Formacionet:

Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, E.Krasniqi, Abazi, Mankenda, Kryeziu. Trajner: Zekirija Ramadani

Trepça ’89: Prince; Kaçar, Mashau, Berisha, Dedia, Jashari, Nimani, Arb.Muja, Shala, Ard.Muja, Bismark. Trajner: Shpëtim Idrizi

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Bujar Selimaj, Fatlum Jashari, Vigan Ibërdemaj. /Zeri.info

Postime të ngjajshme
Sport

Drita – Llapi, këta janë gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë ballafaqim

Sport

Liga e Kampionëve: Rezultatet komplete të mbrëmjes së sotme

Sport

“​A do të jap dorëheqje?”, Zidane flet pas humbjes nga Shakhtari

Sport

“Hallakamë” tek ish kampionët e Superligës